
“Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Talat Xhaferi i kundërpërgjigjet Vuçiçit: Propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot komentoi deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton të rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.
Xhaferi u shpreh se kjo deklaratë është tendencioze kundër BDI-së dhe ka për qëllim të dëmtojë shqiptarët në Maqedoni.
“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcillni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha Xhaferi.
Kujtojmë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për mediat amerikane tha se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Vuçiçit, Kurti dëshiron të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiç ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating