
Osmani: Mediat nacionale maqedonase po bojkotojnë punën e kryeministrit të parë shqiptar
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka akuzuar se mediat nacionale terestriale maqedonase janë duke bojkotuar punën e kryeministrit të parë shqiptar. Osmani, thotë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti, mediat nacionale terestriale maqedonase bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, madje që nga dita e emërimit të tij. Bojkotojnë edhe aktivitetet e ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë!
Për më tepër, nga të njëjtat, jemi dëshmitarë edhe të një fushate agresive, nga qendra të ndryshme të vendosjes, edhe kundër Kryetarit Ali Ahmeti.
Së fundmi, përmes liderit të VMRO-DPMNE-së, kanë futur në këtë valle edhe Presidentin serb, Vuçiq.
Dy janë objektivat e kësaj fushate të sinkronizuar antishqiptare:
1. Hakmarrja ndaj Ali Ahmetit për luftën e 2001-shit dhe barazinë që solli ajo;
2. Dobësimi i një dore të fuqishme shqiptare dhe zëvendësimi i saj me derivate që mbetën jashtë nga procesi i lustrimit dhe reformimit të BDI-së.
Përtej kësaj, në këto kohëra të vështira, kur vatra e luftës është disa qindra kilometra larg nesh, shqiptarët nuk kanë lejuar e as që do të lejojnë që figura të dyshimta kombëtare dhe ideologjike të rrezikojnë të ardhmen tonë.
Goditjen, njëherë e mirë, do ta marrin në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa mediave nacionale terestriale që bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, të ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë le t’u “shpërbejë” për nder gjithë ky zell në degradimin e misionit që kanë!”, shkruajti Bujar Osmani.
Të Tjera
VLEN nën akuzat e ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni
Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje...
Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e...
Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje...
Taravari: Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta – VLEN harroi pse erdhi në pushtet
Shqiptarët aktualisht janë në ditët e tyre më të errëta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa VLEN ka harruar se në...
Selimi: Tetova nuk do të votojë më për asfalt e fasada, Kasami peng i Mickoskit
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe...
BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale
BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga...
Average Rating