
Shaqiri: Komuna e Tetovës të respektojë atë që i takon, institucionet arsimore të mos ndikohen politikisht
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në një prononcim për mediat ka folur rreth situatës së krijuar në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, me marrjen dhe rikthimin e kompetencave dhe ndryshimin e drejtorëve.
Për ministrin Shaqiri, marrja e ingerencave financiare të gjimnazit ka ndodhur pa pëlqimin e tij, për arsye të mos funksionimit në rregull të vetë gjimnazit.
”Dua të potencoj se fama e cila u mor nga Gjykata administrative, me kthimin e kompetencave drejt komunës së Tetovës, nuk është bërë për emërimin e drejtorit, është bërë për arsye të ingerencave financiare të cilat Ministria e Arsimit ia ka marrë Komunës së Tetovës. Ingerencat financiare nuk janë marrë me vullnetin e ministrit të arsimit, Jeton Shaqirit, por janë marrë për mosfunksionimin e asaj që ishte realisht në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Për arsye se c’do muaj ndalesë rryme, asnjë pagesë fature rryme dhe atje ka pasur debat mes pushtetit lokal dhe drejtorisë së caktuar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Por, përsëri, kthimi i ingerencave, fatkeqësisht nuk nënkupton të drejtën për shkarkim të drejtores e cila ka qenë në atë post, por secili drejtor ka mandatin ekzistues të tij” – thekson Shaqiri.
Ministri Shaqiri deklaron se duke iu referuar Inspektoratit arsimor, në Komunën e Tetovës, 6 institucuione arsimore nuk kanë respektuar asnjë procedurë ligjore për emërim drejtori.
“Kërkoni të gjitha raportet të cilat i ka bërë Inspektorati arsimor, në komunën e Tetovës, ka rreth 6 institucione arsimore të cilat, gati e kam vendimin për të sjellë diskutimin e gjithë ingerencave në nivel komune, 6 institucione arsimore tek të cilat nuk është respektuar asnjë Nuk ka pasur as konkurs, as procedura të tjera. Nuk ka të bëjë inati individual, por kërkohet që komuna të respektojë atë që i takon, dhe mos jenë institucionet arsimore të ndikuara politikisht. Dikush të mos mendojë të krijojë rolin e viktimizimit dhe të zhvishet nga përgjegjësia të cilën e ka pushteti lokal, dhe duke ia kaluar fajësinë e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve Ministrisë së Arsimit”– shprehet ministri Shaqiri.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating