
Shaqiri për nxënësit shqiptarë të Çashkës: Jemi afër gjetjes së zgjidhjes
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se zgjidhja e situatës në shkollën fillore “Todor Janev” në Komunën e Çashkës, ku prej dy muajsh nuk ka mësim për shkak të bojkotit dhe bllokadave nga prindërit maqedonas, është afër fundit.
Problemet në këtë shkollë nisën kur u vendos që të hapej paralele në gjuhën shqipe, gjë që shkaktoi revoltë tek prindërit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot dhe nesër pas seancës së qeverisë do të kemi njoftime konkrete se cila është zgjidhja për Komunën e Çashkës. Por një gjë që mund të them tani është se jemi në fund të gjetjes së zgjidhjeve për atë që ka më shumë se dy muaj që po ndodh në Çashkë. Dhe ne punojmë për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga kombësia e tyre sipas të drejtës kushtetuese për të pasur të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare.”
“Sot dhe më së voni nesër do të ketë përgjigje konkrete lidhur me diskutimin mes Qeverisë, Ministrisë së Arsimit, Këshillit të Prindërve dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale”, tha Shaqiri në lidhje me problemin me nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating