
Investime në Infrastrukturë, nis ndërtimi i Qarkores në Tetovë
12 milion euro do të investohen në qarkoren në Tetovë në gjatësi prej 5.4 kilometra nga nyja e Treboshit deri në Neproshten.
Punët ndërtimore nisën sot me pjesëmarrje të Kryeministrit Teknik, ministrave, deputetëve dhe përfaqësues të pushtetit lokal.
“Ndërtimi i qarkores do të përshpejtojë zhvillimin e rajonit, do të shkarkohet trafiku dhe do të lehëstohet qasja e shumë kompanive që punojnë në këtë pjesë. Investimi prej 12 milion eurove është një kontribut I rëndësishëm për zhvillimin e rrjetit rrugor në vend dhe do të jetë një lehtësim për qytetarët e Tetovës, Zhelinës, Teracës, Jegunovcës e të tjerëve” – tha Blagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.
Mjetet janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore si pjesë e programit vjetor për investime.
“Parashihet ndërtimi i rrugës prej 5.4 km, respektivisht qarkorja do të ketë dy korsi në dy anët me gjerësi prej 6.6 metra. Nga të dyja anët e rrugës do të ketë rrugë tamponale paralele gjatë gjithë pjesës së rrugës me gjerësi prej 3 metrave” – tha Ejup Rustemi.
Kryeministri Talat Xhaferi potencoi rëndësinë e projektit duke pohuar se nga qyteti do të mënjanohen automjetet e rënda të transportit.
“Sot fillojmë me zgjidhjen e një problemi të kahmotshëm jo vetëm për tetovarët por edhe për gjithë rajonin e pollogut dhe më gjërë. Me dekada ka qëndruar vetëm si ide ndërtimi i qarkores rreth Tetovës e cila krijonte një kaos të paparë për qytetarët e pjesës perendimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vështirësi në funksionimin e tyre të përditshëm” – tha Talat Xhaferi.
I pyetur për praninë e tij si Kryeministër gjatë promovimit të projektit kapital, Xhaferi potencoi se një nga obligimet e qeverisë është që organizojë zgjedhje por I ka të gjitha kompetencat konform ligjit dhe Kushtetutës dhe se nuk bëhet fjalë për fushatë parazgjedhore.
“Zgjedhjet nuk janë shpallur, mund ta interpretoni si të doni, unë jam duke i kryer obligimet ditore” – tha Xhaferi.
Afati I realizimit të projektit është 15 muaj respektivisht ndërtimi duhet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm. Kjo është faza e parë e realizimit të projektit, kurse me fazën e dytë parashihet ndërtimi i nyjes së Treboshit, për cka ka nisur projektimi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating