
Maqedonia e Veriut ndër “delikuentet” e NATO-s, sipas Trumpit (TABELA)
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në mesin e shteteve, të cilave kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ju referua si delikuente ditë më parë, kur u shpreh se do ta linte Rusinë të bënte çfarë të donte me anëtarët e NATO-s që nuk ndajnë 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtje. Deklarata e ish-presidentit amerikan ka nxitur reagime të shumta. Duke folur në një paraqitje në kuadër të fushatës, Trumpi u shpreh se nuk do t’i mbronte anëtarët që nuk u përmbahen rregullave të aleancës, shkruan gazeta KOHA.
“Nuk keni paguar? Jeni delikuent?” ka thënë Trumpi. “Jo, s’do të ju mbroja juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata që të bëjnë çfarëdo dreqi që duan. Ju duhet të paguani. Ju duhet t’i paguani faturat.”
E siç shkruan “Associated Press”, janë 19 aleate të NATO-s që nuk e përmbushin udhëzimin e shpenzimit për mbrojtje të 2 për qind të GDP-së. Ndër to janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, që më 2023, sipas AP-së, kanë ndarë 1.8 për qind të GDP-së për mbrojtje. Sikur Maqedonia, nën prag janë edhe Luksemburgu, Belgjika, Spanja, Turqia, Sllovenia, Kanadaja, Italia, Portugalia, Republika Çeke, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi e Franca.
Në ndërkohë, Sllovakia, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Hungaria, Rumania, Finlanda, Lituania, Estonia, Greqia, SHBA-ja e Polonia, janë shtetet që kanë ndarë mjete sipas udhëzimeve të NATO-s. Dypërqindëshi është pikë referimi që çdo anëtar duhet të shpenzojë për mbrojtjen e vet në mënyrë që të kontribuohet në mbrojtjen e përbashkët të aleancës. Megjithatë, qëllimi është vullnetar dhe s’ka borxh apo “delikuencë”, raporton koha.mk.
Të Tjera
Qytetarët të zhytur deri në fyt në “kredi të shpejta”, shumica nuk mund t’i kthejnë
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre....
Berat Jakupi e demanton Shainin: Jo, nuk kam përfituar asnjë pension sportiv
Unë nuk jam përfitues i asnjë lloj pensioni sportiv, pavarësisht se për vite me radhë kam përfaqësuar me dinjitet Maqedoninë...
Bujar Osmani – Gozhda që e has sharra” para atyre që mbajnë sytë kah Serbia, Hungaria e Rusia
Ish-deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, ka deklaruar se Dr. Bujar Osmani nuk ka bërë kompromis as për identitetin, as...
LSDM: Sllaveski me pagë 3 mijë euro u kërkon qytetarëve të punojnë nga tre punë
Partia maqedonase në opozitë LSDM, ka kritikuar guvernatorin e ri të Bankës Popullore, Trajko Slaveski, për të cilin thonë se...
Dauti në takimin për transparencën e partive politike: ASH, model i standardeve demokratike
Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, znj. Ilire Dauti, mori pjesë në takimin e organizuar nga Westminster Foundation for...
E përdhunoi vajzën e tij të mitur, rasti paraqitet në Policinë e Kumanovës
Në Policinë e Kumanovës eshte paraqitur rasti i perdhunimit te vajzes se mitur nga prindi i saj. “Me daten 11.06.2025,...
Average Rating