
Goli i Leipzigut ishte i rregullt!
Reali i Madridit fitoi 0-1 përballë Leipzigut falë një goli shumë të bukur të Brahim Diaz, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.
Skuadra e Carlo Ancelottit pati edhe fat. Portieri Lunin kreu disa pritje të rëndësishme, teksa sllovenit Sesko iu anulua një gol në minutën e dytë.
Në lidhje me episodin e golit të anuluar të skuadrës gjermane, Toni Kroos u tregua i sinqertë.
Duke theksuar se goli ishte i rregullt.
“Në pushim folëm shumë për atë që ndodhi në minutën e dytë, për golin e anuluar të Leipzigut. Nuk ishte në pozicion të parregullt! Pati një shtytje të vogël ndaj portierit, nëse e vutë re.
Mendoj se kjo nuk është në favorin e futbollit. Gjithsesi, unë mendoj se ishte gol i rregullt…
Kam idenë se u anulua për pengimin ndaj portierit, por Lunin nuk mund ta arrinte topin, kështu që duhej akorduar gol”, u shpreh mesfushori gjerman i “Los Blancos”.
Të Tjera
Përparimi i DeepSeek AI është për t’u lavdëruar
Suksesi i aplikacionit DeepSeek është një shembull i rritjes së kompanive kineze të inteligjencës artificiale (AI). Përparimi i aplikacionit kinez...
FFM pranon kërkesën e kuqezinjëve, Shkëndija ndaj Vardarit do të luaj të dielën
Shkëndija dhe Vardari do të luajnë zyrtarisht të dielën. Vendimi ka ardhur nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut...
Ja Kush E Bindi Presidentin E Vllaznisë Për Të Marrë Qatip Osmanin
Skuadra e njohur shqiptare e Vllaznisë nga Shkodra, me 30 tetor në postin e trajnerit zyrtarizoi strategun tetovar, Qatip Osmani....
Muriqi i lumtur për përkrahjen nga tifozët, uron të qëndrojë gjatë tek Mallorca
Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për golin që i solli fitoren Mallorcas. Të dielën mbrëma, Mallorca fitoi 2:1 ndaj...
Edhe po të bëhen bashkë Ronaldo dhe Messi, nuk mund të kalojnë pasurinë e ish-sportistit më të pasur në botë
Një ish-yll i tenisit, i cili fitoi vetëm 200,000 euro si lojtar, tani është një miliarder që ka pasuri neto...
Allegri: Interi është favorit për titull
Massimiliano Allegri pas humbjes që Juventusi e pësoi nga Interi në derbi, ka thënë se skuadra “zikaltër” është favorit kryesor...
Average Rating