
Pendarovski flet për ligjin e kazinove dhe bastoreve
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë një vizite në Universitetin Shtetëror të Tetovës, para gazetarëve ka treguar arsyet e tij për mos-dekretimin e ligjit të ri për kazinot dhe bastoret.
Pendarovski u shpreh që ligji nuk duhej të kishte flamurin evropian, dhe se ka marrë shumë kritika nga përfaqësuesit e BE-së për këtë ligj.
“Pa mos u futur në pjesën së a është i mirë apo jo ligji, ndoshta është përfekt, ne kemi marrë vërejtje nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për mënyrën e sjelljes së këtij ligji, me flamur evropian. Le të mblidhet shumica dhe le ta votojë në mënyrë të rregullt, dhe unë e nënshkruaj mënjëherë”, ishin fjalët e Pendarovskit.
Kujtojmë që shumica parlamentare e kanë votuar ligjin në Kuvend para 2 ditëve, dhe i njëjti është dërguar te Presidenti për procedim të mëtutjeshëm, ku presidenti e ka kthyer prapa duke mos e nënshkruar.
Ligji në fjalë ka të bëjë me dislokimin e kazinove dhe bastoreve nga objektet shkollore në distancë prej 500 metrave diametër.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating