
Xhaferi-Mishel: RMV duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim ishin të pranishëm zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Kjo është vizita e parë e Xhaferit në Bruksel si Kryeministër dhe Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e përgëzoi për funksionin e tij, duke theksuar se periudha e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin, i cili duhet të zbatojë zgjedhje evropiane dhe të ruajë drejtimin evropian.
Në takim u shkëmbyen pikëpamjet për mbështetjen e Bashkimit Evropian në procesin e euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut, si dhe për rrjedhën e proceseve reformuese në vend, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për progresin.
Bashkëbiseduesit konstatuan se momenti i ripërtërirë i BE-së për zgjerim është i mirëseardhur dhe duhet të jetë një nxitje për zbatimin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Xhaferi në takim theksoi se perspektiva e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve por edhe i pajtimit në rajon.
Bashkëbiseduesit në takim theksuan se Maqedonia e Veriut kultivon marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vitin e kaluar, si vend kryesues me OSBE-në Maqedonia e Veriut konfirmoi se në vazhdimësi është partner i besueshëm i BE-së dhe i bashkësisë ndërkombëtare.
Kryeministri Xhaferi falënderoi Kryetarin e Këshillit Evropian, Mishel, për mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit.
Kujtojmë se paraprakisht Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler.
Në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje.
Të Tjera
Faton Ahmeti me një porosi të Ismail Qemalit:, ja kunt ia dedikon!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë përmes një postimi ka dërguar porosi për...
Shumicë pa Badenter!
Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika...
Nafta dhe benzina me çmime të reja – qytetarët përballen me shtrenjtim të dyfishtë
Rriten sërish çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut – nafta arrin në 72 denarë për litër Çmimet e derivateve...
Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?
Konsumatorët në Maqedoni konsumojnë ushqim të sigurt, ndërsa cilësia e ushqimit konfirmohet nga prodhuesit ose përpunuesit. Njëherësh edhe numri i...
Ndalohet një shofer nga Ohri, goditi dy këmbësorë me makinë prej të cilëve njëri ndërroi jetë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (19.06.2025) në orën 22:30, SPB Ohër u njoftua se në një...
“1 vit pa dinjitet” – BDI akuzon Qeverinë për izolim
BDI ka publikuar një video me titullin “1 vit pa dinjitet”, ku kritikon ashpër politikat shtetërore dhe qeveritare të këtij...
Average Rating