
BDI: Vendim për keqardhje i Pendarovskit
Pas mos dekretimit të ligjit nga presidenti Pendarovski sot ka reaguar BDI-ja.
Nga BDI thonë se “ 2 vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë. Motivet i njohim të gjithë. Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijtë”, si edhe nga shoqatat antibixhoz. Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjërim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.
Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën.
Nuk dorëzohemi nga kjo betejë dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegjë të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove”, thuhet në reagimin e Bashkimit Demoktarik për Integrim.
Të Tjera
Protestuesit në Koçan demolojnë lokalin e pronarit të diskotekës ku ndodhi tre*gjedia
Qytetarët e revoltuar, kryesisht të rinj, kanë demoluar sot lokalin e dytë të pronarit ku ndodhi tragjedia. Pas një grumbullimi...
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, dorëhiqet kreu i Koçanit: Prokuroria të më hetojë edhe mua
Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jetën 59 persona, e numri i të plagosurve arriti të...
Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë...
Tensione gjatë protestës në Koçan, protestuesit të revoltuar gjuajnë me vezë
Në qytetin e Koçanit sot po protestohet pas zjarrit tragjik që shpërtheu në një klub nate në të cilën humbën...
Filipçe: Mos të politizohet tragjedia e Koçanit
Kreu i opozitares LSDM, Venko Filipçe apeloi që të mos politizohet tragjedia e Koçanit, ndërsa organet hetuese të mos kursejnë...
Tragjedia në Koçan, shtyhet Samiti i liderëve të Ballkanit
Samiti i paralajmëruar i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor i planifikuar të mbahet këtë javë në Shkup, është anuluar...
Average Rating