
Pendarovski përgjigjet: BE reagoi për keqpërdorimin e flamurit evropian në Ligjin për lojërat e fatit
Për ndryshimet në Kodin Penal, kishte një direktivë të qartë evropiane për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale. Konkretisht, në atë pjesë, ndryshimet në Kodin janë në përputhje me Direktivën Evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe përfitimeve pasurore, e cila përveç dënimit me burg, fokusohet në konfiskimin e përfitimeve pasurore nga autorët e këtyre krimeve, thonë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski pas reagimit të BDI-së për mos nënshkrimin e Ligjit për lojërat e fatit.
Nga atje shtojnë se asnjëherë më parë, për asnjë ligj, Bashkimi Evropian nuk ka reaguar me shkrim që të mos keqpërdoret flamuri evropian para se të miratohet ai ligj, siç ka bërë BE-ja tani në lidhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit.
“Letra në të cilën thuhet qartë se nuk është ndjekur procedura, pra letra e Bashkimit Evropian para se t’i dërgohet Presidentit, i është dërguar edhe Qeverisë dhe Kuvendit. Me këtë letër duhet të jenë të njohur edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, por edhe të gjithë anëtarët e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Pendarovskit.
BDI-ja e akuzoi Presidentin për standarde të dyfishta, sepse ai paraprakisht e kishte nënshkruar dekretin për ndryshimet në Kodin Penal të cilat po ashtu kaluan nën flamurin evropian përkundër kundërshtimit të BE-së.
Nga BDI i bëjnë thirrje Pendarovskit që të tregojë motivet e vërteta të mos nënshkrimit të ligjit për lojërat e fatit, por edhe kush, siç thonë ata, e inkurajoi të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve dhe deputetëve.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating