2025’te yeni tasarımıyla dikkat çekecek olan Bahsegel şimdiden konuşuluyor.

Promosyonlarda en çok tercih edilen Bettilt giriş seçenekleri kullanıcıya esneklik sağlıyor.

Kayıtlı oyuncular kolayca oturum açmak için Bettilt bağlantısını kullanıyor.

Kayıtlı oyuncular kolayca oturum açmak için paribahis bağlantısını kullanıyor.

Curacao lisansı 160’tan fazla ülkede geçerliliğini korur ve bahsegel güncel link bu uluslararası standartlara tam uyumludur.

Her oyuncuya özel fırsatlar sunan paribahis kullanıcılarını ödüllendiriyor.

Yüksek oranlı maç seçenekleriyle kazanç şansınızı artıran paribahis giris ideal bir platformdur.

Bahis dünyasında güven ve şeffaflık ilkesini benimseyen bahsegel öncüdür.

Kullanıcılar sisteme erişim için paribahis bağlantısını tıklıyor.

Mobil deneyimi artırmak için kullanıcılar casino platformunu tercih ediyor.

Güvenli oyun politikaları ve gelişmiş kontrol sistemleriyle tanınan bahsegel giriş yap, tüm oyunculara eşit şans sunmaktadır.

Historia e zgjedhjeve presidenciale në RMV, ja cili është kandidati shqiptar që ka fituar më shumë vota

I ndjeri Muharrem Nexhipi është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni. Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave që mori Nexhipi që në zgjedhjet e vitit 1999 garoi nga radhët e PDSH-së.

Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare. Atëkohë, president i Maqedonisë u zgjodh Boris Trajkovski i ORBM-PDUKM-së që në raundin e dytë fitoi 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski i LSDM-së mori 513.614 vota.

Trajkovski u ndihmua nga elektorati i PDSH-së, ndërsa supozohet se mori mbi 60 mijë vota shqiptare. Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kandidat i PPD-së ndërkohë ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili 78.714. President shteti në 2004 u zgjodh Branko Cërvenkovski me 550.317 vota kundrejt Sashko Kedevit të OBRM-PDUKM-së që mori 329.179 vota. Cërvenkovski në raundin e dytë u mbështet nga partneri i koalicionit qeveritar BDI.

Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota. Në 2009, vota të pastra shqiptare ishin rreth 230.000, që u cilësua si rekord i daljes së votuesve shqiptarë, potencial ky që sikur të ishte i unifikuar, me gjasë kandidati shqiptarë do të futej në garë edhe rrethin e dytë. Megjithatë, këtë vit, mandatin e presidentit të Maqedonisë e fitoi presidenti Gjorge Ivanov, i cili fitoi 453.616 vota në raundin e dytë, duke e lënë pas Lubomir Fërçkovskin e LSDM-së me 264.828 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2014, OBRM-PDUKM sërish e kandidatoi Ivanovin për president, ndërsa fitoi një mandat të dytë me 534.910 vota kundrejt Stevo Pendarovskit të LSDM-së që atëkohë fitoi 398.077 vota. Iljaz Halimi i PDSH-së në raundin e parë kishte marrë 38.966 vota, ndërsa BDI kishte bojokotuar zgjedhjet, pasi nuk kishte arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për kandidat konsensual. Megjithatë, dy partitë shqiptare në Parlament – BDI dhe PDSH, kishin mbështetur ndryshimet e Kodit zgjedhor, konkretisht votuan uljen e censusit për zgjedhjen e presidentit, edhe atë nga 50 për qind në 40 për qind të votave, me çrast u dëshmua defaktorizimi i votuesit shqiptarë si faktor kryesor në zgjedhjen e presidentit. Nga 1.779.572 votues sa ishin të regjistruar në Listën zgjedhore, Ivanovi në zgjedhjet e vitit 2014 kishte marrë më pak se 50 për qind të votave.
Tani, në zgjedhjet e vitit 2024, shqiptarët përfaqësohen me vetëm një kandidat të pavarur, të mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. BDI, PDSH dhe Alternativa – tre parti shqiptare në Qeveri, mbështetje i kanë dhënë kandidatin të LSDM-së, Stevo Pendarovski, ndërsa fushata është zgjeruar në të gjitha vendbanimet e shtetit. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, derisa njëri nga dy kandidatët me më shumë vota, do të zgjidhet president në raundin e dytë më 5 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Petrovska: Nuk ka pse të kthehet shërbimi ushtarak në RMV
Next post Kasami jep tenderë miliona euro për kompanitë me nga një punonjës / Kompani turistike do të ndërtojë një qarkore