
Nesër rihapen pistat e skijimit në Kodrën e Diellit
Nga qendra e skijimit “Kodra e Diellit” njoftojnë se do të ketë mundësi për funksionimin e disa prej skilifteve në dy ditët e fundjavës, e me këtë edhe mundësi për të skijuar.
Për shkak të borës së pamjaftueshme, skiliftet nuk kanë funksionuar që nga 29 janari dhe nuk ka pasur mundësi për skijim për 18 ditë.
“Njoftojmë adhuruesit e skijimit se kemi kushte për skijimin në pistat “GE” dhe “Aeroporti”, ski-liftet “GE”, “Aeroporti”, dyvendëshi “Shën Ilia” dhe teleferiku gjashtëvendësh do të jetë në funksion për fundjavën 17-18.02.2024. Njëkohësisht ju njoftojmë se çmimi për një kartë ditore është 800 denarë!”, njoftojnë nga ski qendra “Kodra e Diellit”.
Këtë sezon dimëror, skijimi në Kodrën e Diellit po zhvillohet në mënyrë periodike, sipas trashësisë së mbulesës së borës./Telegrafi/
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating