Petrovska: Nuk ka pse të kthehet shërbimi ushtarak në RMV
“Nuk kemi kërcënim të rritur për sigurinë në vend, që ta kthejmë shërbimin e obliguar ushtarak, e për këtë duhet investim edhe të shumë mjeteve shtesë financiare”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për AIM, të dhënë pas përfundimit të takimit të Këshillit veriatlantik në Bruksel.
“Kur flasim për mundësinë për kthimin e shërbimit ushtarak, duhet të dimë se cilat janë pasojat ose sfidat, me të cilat ndoshta do të ballafaqohemi si shtet. Fillimisht nuk kemi kërcënim të rritur të sigurisë që ta kthejmë shërbimin ushtarak. Megjithatë, dhe jo vetëm në aspekt të kërcënimit, kjo do të thotë investim edhe të më shumë mjeteve shtesë financiare dhe çka është edhe më me rëndësi, kjo do të thotë se të gjitha ata që do të mbushin 18 vjet, nëse shërbimi bëhet i obligueshëm, nuk do të mund të jenë aktivë në tregun e punës në atë periudhë, as ta vazhdojnë me kohë procesin arsimor”, deklaroi Petrovska.
Sipas saj, në kohë të sotme, kur të rinjtë janë të etur ose të mësojnë diçka më tepër ose të fitojnë, shkurtimi ose anulimi i kësaj të drejte të tyre më shumë do të jetë në dëm, jo vetëm për ta, por edhe për shtetin.
“Konceptin e shërbimit ushtarak e kemi braktisur diku në periudhën 2005-2006 dhe personalisht, nëse pyetem unë, edhe si qytetar, por edhe si ministre e Mbrojtjes, do të them se ky ishte një ndër vendimet më të mira që janë marrë në zhvillimin e Armatës sonë”, tha Petrovska, duke shtuar se falë këtij vendimi, kemi armatë profesioniste, ndërsa profesionalizmi i saj e mban cilësinë e Armatës.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating