
Shaqiri: Për dhunën e bashkëmoshatarëve nuk është përgjegjëse vetëm MASH-i, duhet të përfshihen të gjitha institucionet dhe prindërit
Dhuna e bashkëmoshatarëve nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por të gjitha institucionet duhet të përfshihen në parandalimin e kësaj dukurie, deklaroi ministri Jeton Shaqiri dhe apeloi që të gjitha institucionet të përkushtohen ndaj këtij problemi sipas kompetencave të tyre dhe ndaj prindërve të bashkëpunojnë që të ketë sa më pak raste të bullizmit.
“Pasi e hapëm emailin, shumë raste të problemeve të tilla janë zgjidhur me një komunikim të mirë mes prindërve, drejtorëve, përfaqësuesve të institucioneve. Në situata të caktuara nuk është vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa marrë parasysh se kur ndodh, këtu të gjitha isntitucionet duhet të përfshihemi në këtë problematikë”, deklaroi Shaqiri pasi së bashku me kryeministrin Talat Xhaferi e vizitoi Konviktin e sapondërtuar të studentëve në Tetovë.
Ai porositi Byronë e Arsimit dhe Shkencës që të vazhdojë me trajnimin e mësimdhënësve për atë temë, komunat, siç tha, të jenë më të kujdesshme në menaxhimin e shkollave, ndërsa shërbimet profesionale në shkolla të punojnë më me kujdes dhe më përkushtim në këtë problematikë.
“Por u bëj thirrje edhe prindërve për bashkëpunim të mirë që të kemi sa më pak raste të tilla. Sepse të gjithë janë në kontakt me nxënësit, duke filluar nga shkollat, por edhe prindërit. Gjithmonë raportoni çfarë duhet të raportohet në shkollë, por edhe në institucionet tjera, shtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Ministria vitin e kaluar hapi një adresë elektronike zyrtare për raportimin e dhunës nga bashkëmoshatarët: prijavinasilstvo@mon.gov.mk и paraqitdhune@mon.gov.mk në gjuhën shqipe.
Siç njoftoi atëherë MASH, me hapjen e adresës elektronike, vendoset një mënyrë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt, përmes së cilës nxënësit, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë incidentet.
Më pas MASH theksoi se kjo mënyrë komunikimi është “pjesë e sistemit të identifikimit dhe ndalimit të sjelljeve të padëshiruara” dhe se “çdo raport do të hetohet dhe do të merren masat e duhura.”
Të Tjera
Taksat e qytetarëve Tetovarë/ Bilall Kasami shpenzon buxhetin për aktivist dhe pensionist
Pas skandalit të parë ku kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paguante militantin e Lëvizjes BESA Xhevat Xhemailin me...
Shuma të majme për aktivist të Lëvizjes Besa nga buxheti i taksapaguesve tetovarë/ Reagon Koordinatori i këshillatrëve të Bdi-së, Liridon Disha.
Pas publikimit të skandaleve të një pas njëshme në media të ndryshme, për keqpërdorimin në mënyrë të pamëshirshme dhe joligjore...
BDI: Koalicionin VLEN nuk e pyet askush në Qeveri
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të akuzojë Qeverinë se po bëjnë punësime diskriminuese, me çka sipas tyre, po anashkalohen shqiptarët....
Sela: Kthehuni në Shpi
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një status të tij në rrjetet sociale fton anëteartë e ASh-së së...
SKANDAL i 2/ Bilall Kasami paguan edhe pensionistin Adnan Beadinin me 1 mijë euro në muaj
Pas skandalit të parë ku kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paguante militantin e Lëvizjes BESA Xhevat Xhemailin me...
Taravari: Shihemi në Tetor!
Pas zhvillimeve në Aleancën për Shqiptarët dhe largimin deputetit Salim Sulejmani, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar me një...
Average Rating