
Xhaferi: Rastet e Hagës janë një çështje e mbyllur
Kryeministri Talat Xhaferi tha sot se “ligjet janë miratuar dhe historia është mbyllur”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rekomandimin e Këshillit të Evropës për revokimin e Ligjit për Amnisti të vitit 2011 dhe ndjekjen penale të katër rasteve të Hagës.
“Tashmë kam dhënë një përgjigje se puna ka përfunduar në kuadër të legjislacionit dhe situatës në vend. Ajo histori ka përfunduar, ligjet janë miratuar”, u përgjigj shkurt Xhaferi pas vizitës në Konviktin Studentor në Tetovë, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Partia Lidhja Demokratike ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për heqjen e pengesave ligjore, e cila do të lejojë vazhdimin e procedurave në katër rastet e Hagës – “Udhëheqja e UÇK-së”, “Liqeni i Likovës”, “Varezat në Neproshten”, dhe “Punëtorët e Mavrovës”.
Të Tjera
Taksat e qytetarëve Tetovarë/ Bilall Kasami shpenzon buxhetin për aktivist dhe pensionist
Pas skandalit të parë ku kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paguante militantin e Lëvizjes BESA Xhevat Xhemailin me...
Shuma të majme për aktivist të Lëvizjes Besa nga buxheti i taksapaguesve tetovarë/ Reagon Koordinatori i këshillatrëve të Bdi-së, Liridon Disha.
Pas publikimit të skandaleve të një pas njëshme në media të ndryshme, për keqpërdorimin në mënyrë të pamëshirshme dhe joligjore...
BDI: Koalicionin VLEN nuk e pyet askush në Qeveri
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të akuzojë Qeverinë se po bëjnë punësime diskriminuese, me çka sipas tyre, po anashkalohen shqiptarët....
Sela: Kthehuni në Shpi
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një status të tij në rrjetet sociale fton anëteartë e ASh-së së...
SKANDAL i 2/ Bilall Kasami paguan edhe pensionistin Adnan Beadinin me 1 mijë euro në muaj
Pas skandalit të parë ku kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, paguante militantin e Lëvizjes BESA Xhevat Xhemailin me...
Taravari: Shihemi në Tetor!
Pas zhvillimeve në Aleancën për Shqiptarët dhe largimin deputetit Salim Sulejmani, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar me një...
Average Rating