Bojmacaliev: Formularë po mbërrijnë, janë zëvendësuar mbi 1.300.000 dokumenta udhëtimi
Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të këtij muaji do të mbërrijë një dergesë shtesë, si dhe në qershor, askush nuk e saboton askënd në MPB, deklaroi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, i cili së bashku me drejtorin e Byros për siguri publike, Sasho Tasevski, realizoi takim me udhëheqësinë e Sektorit të Punëve të Brendshme, Kumanovë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për zëvendësimin e dokumenteve, Bojmacaliev tha se deri më tani janë lëshuar mbi një milion e treqind mijë pasaporta.
“Askush nuk saboton askënd në këtë Ministri. Vetëm do të them se ditën kur është bërë pranim dorëzimi mes ministrit Spasovski dhe ministrit Toshkovski kanë ardhur 50 mijë formularë, ditën tjetër kanë ardhur 20 mijë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sabotim. Ne presim një dërgesë më të madhe deri në fund të muajit. Gjithashtu, në qershor do të arrijë një dërgesë e madhe që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve, ato që kanë bërë fotografi t’i marrin dokumentet”, tha Bojmacaliev.
Lidhur me informacionet se disa vende lejojnë hyrje në vendet e tyre me dokumente të vjetra udhëtimi, zëvendësiministri plotësues tha se vendet duhet të mbajnë qëndrimi dhe u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t’i nxjerrin dokumentat.
“BE-ja duhet të mbajë qëndrimi, nëse do t’i pranojë qytetarët me pasaporta të vjetra që sipas ligjit tonë nuk janë më të vlefshme. Ka disa vende të ende i pranojnë qytetarët, disa jo. Nuk dua të them emra, për të mos krijuar konfuzion tek qytetarët. Më së mirë është që qytetarët t’i shfrytëzojnë kapacitetet e MPB-së, të vijnë dhe të marrin një dokument të ri udhëtimi. Deri në këtë moment, mbi 1.300.000 qytetarë i kanë zëvendësuar dokumentet e udhëtimit, që është një numër i konsiderueshëm, nëse merren parasysh udhëzimet politike që kemi pasur në tre vitet e fundit”, tha Bojmacaliev.
Lidhur me ngjarjen që ndodhi të dielën në mëngjes, zëvendësministriplotësues tha se ndaj një personi që ka penguar një koleg në kryerjen e veprimeve zyrtare është paraqitur kallëzim penal.
“Sot në mëngjes u informova se hetimi po zgjerohet edhe për dy kolegë të tjerë. Nuk mund të jap më shumë informacion”, tha ai.
Lidhur me mbylljen e një dege të stacionit të kontrollit teknik “Auto Kontrol” në vendbanimin Dobroshane të Kumanovës, Bojmacalieev tha se kur MPB mbyll një subjekt të caktuar juridik, kjo është për shkak se nuk i plotëson disa kushte.
“Kur t’i plotësojnë kushtet, sigurisht që do të kenë leje përdorimi”, tha Bojmacaliev.
Në deklaratën e tij për media, ai theksoi se gjendja e sigurisë në zonën e SPB Kumanovë është e favorshme, por edhe në nivel shtetëror, duke theksuar se fillon me vizit në sektorët e punëve të brendshme. Ai theksoi se kriminaliteti është në rënie, ka rritje të funksionalitetit të policisë dhe zbardhje të rasteve. Ka një rënie të veprave penale me 3,6 për qind, numri i veprave penale të zbuluara është rritur në 11, në sektorin e departamentit për trafik ilegal të drogës dhe armëve krahasuar me një vit më parë ishin pesë. Për sa i përket prishjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë muajit janar është regjistruar një rënie prej 28,8 vlerësimesh krahasuar me vitin e kaluar.
“Dëshiroj të dërgoj mesazh se policia do të punojë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe realizimit të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike”, tha Bojmacaliev.
Average Rating