
Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor, prioritet i OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ka pasur takimin e parë zyrtar me Ane Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.
Demiri dhe Johansen diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.
“Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të aktiviteteve të përbashkëta për të siguruar mbulim shëndetësor universal të popullatës dhe për të mundësuar akses më të mirë të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve në sektorin shëndetësor, vazhdimi i reformave në kujdesin parësor shëndetësor, forcimi i aktiviteteve për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse dhe miratimi sa më i shpejtë i planeve kombëtare dhe rregulloreve ligjore të përgatitura me mbështetjen e OBSH-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating