
Ja Kush E Bindi Presidentin E Vllaznisë Për Të Marrë Qatip Osmanin
Skuadra e njohur shqiptare e Vllaznisë nga Shkodra, me 30 tetor në postin e trajnerit zyrtarizoi strategun tetovar, Qatip Osmani. Dhe si duket shkodranët kanë bërë goditjen e duhur në pankinë me largimin e Migen Memellit, pasi një gjë të tillë dëshmojnë edhe rezultatet që kjo skuadër i ka arritur në këtë periudhë.
Po si erdhi deri te angazhimi i Qatip Osmanit te Vllaznia?
Detajet interesante i zbuloi presidenti Alban Xhaferi, që në një prononcim për “Shkodra Sport”, u shpreh: “Në atë periudhën e dhimbjes së kokës nga situata e krijuar, ishim duke parë për opsione te ndryshme dhe në atë moment unë pata një sugjerim nga një menaxher siç ndodh zakonisht. Më pëlqeu shumë CV-ja e tij, por personi deçiziv që më ka bindur për ta marrë Qatip Osmani, është Erald Çinari. Ai ka qenë personi që më ka treguar të vërtetën rreth gjithçka në lidhje me këtë trajner dhe unë i besova atij. Në fakt rezultoi që kishte patur të drejtë sepse me profesor Qatipin, Vllaznia ka gjetur rezultatet dhe qetësinë e duhur.”
Nën drejtimin e Qatip Osmanit, Vllaznia e Shkodrës në Superligën shqiptare ka regjistruar 8 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata. Vlen të theksohet gjithashtu se shkodranët kanë një ecuri prej 9 ndeshjeve pa disfatë (7 fitore, 2 barazime).
Për herë të fundit Vllaznia ishte mundur nga kryesuesit e Egnatias, të cilës skuadër iu hakmorrën fundjavën që lamë pas, kur në Shkodër shënuan fitore 2:1. (infOSport.mk)
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating