
Grubi: BDI koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE, vetëm me kushte
Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga radhët e BDI-së, i pyetur në emisionin 360 gradë në TVM1 se sa ka gjasa që pas zgjedhjeve të formohet qeveria mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, theksoi se kusht mbetet mbështetja për amendamentet kushtetuese.
“Nëse VMRO-DPMNE i miraton ndryshimet kushtetuese para formimit të qeverisë, pse jo. Nëse është reformuar mjaftueshëm, nëse ka orientim evropian, nëse dëshmon se është e gatshme të sakrifikoj për të ashtuquajturin rejting të saj për të mirën e shtetit, ashtu siç bëri LSDM në të kaluarën, atëherë-Po, meriton një shans”, theksoi Grubi.
Sipas zëvendëskryeministrit, nëse mbetet e qëndrimit ‘as para as pas”, nëse nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, atëherë, deklaron, çfarë do të kërkonte BDI në një qeveri të tillë?!
“Në BDI nuk ka alternativë. BE-ja, NATO-ja dhe miqësia strategjike me SHBA-në nuk ka alternativë. Ne nuk mund ta gjejmë veten në partneritet me të majtën, me Janko Baçevin, me forcat pro-ruse, me një agjendës pro-ruse në shtet”, deklaroi Grubi.
Të Tjera
Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë
“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh...
Diskriminim i kulturës shqiptare në “Vera e Ohrit”!
Shkruan: Medai Shaholli Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival...
VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se angazhohen për zgjidhjen e problemeve dhe se angazhimi i tyre mori...
Salaudin Arifi do të shkarkohet nga bordi i KB “Pelagonia-Manastir, në vend të tij Kekenovski
Në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve të kombinatit bujqësor KB Pelagonia Sh.A. Manastir, e cila do të mbahet më 11...
Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!
Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term...
Nafie Selmani ka një porosi për VLEN-in, përmes një fotografie me Taravarin
Ish-bashkëpunëtorja e VLEN-it, Nafie Selmani, ka dalë me një porosi ndaj VLEN-it, të shoqëruar me një fotografi nga takimi i...
Average Rating