
Ngrihet flamuri i Ukrainës në Shkup
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në aktin e ngritjes së flamurit kanë marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorja ukrainase në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir.
“Maqedonia e Veriut vazhdon tërësisht ta përkrah Ukrainën në luftën për sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. Deri tani Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë 12 vendime për ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe u zbatua stërvitje e ushtarëve ukrainas në Krivollak”, thuhet në njoftim.
Kjo përkrahje, siç thonë nga Ministria e Mbrojtjes, do të vazhdojë edhe më tej, e kjo u konfirmua edhe nga ana e ministres Petrovska në takimin e Këshillit NATO – Ukrainë, që u mbajt në selinë e Aleancës në Bruksel në kohë të takimit të javës së kaluar ministror të Këshillit veriatlantik të NATO-s.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating