Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: Bankat private në RMV nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe

Read Time:1 Minute, 49 Second

Përgjegjëse për aplikimin dhe zbatimin e gjuhës shqipe janë Agjencia për Zbatimin e Gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhës. Kështu u përgjigjën nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për mosnjohjen dokumenteve në gjuhën shqipe nga ana e bankave në vend, problem të cilin e aktualizoi nisma qytetare Më Mirë për Tetovën. Por, nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve theksojnë se bankat private nuk e kanë detyrim ligjor përdorimin e gjuhës shqipe.

Banka Popullore për Portalb.mk thekson se përdorimi i gjuhëve në vendin tonë rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa agjencia përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe aplikimin uniform të gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut dhe shkrimin e saj është Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

“Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji e kryen Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, theksuan nga Banka Popullore.

Megjithatë nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës (AZGj)  theksojnë se Banka Popullore me të cilën AZGj ka bashkëpunim, e përdor gjuhën shqipe në të gjitha veprimet e saja bankare në përputhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve.

“Ndërsa bankat e nivelit të dytë janë me kapital privat dhe nuk kanë detyrim ligjor për ta përdorur gjuhën shqipe. Kaq mund të themi për pyetjen tuaj”, theksuan nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve heshtën në pyetjet e Portalb.mk për këtë problematikë.

Bankat në Maqedoninë e Veriut nuk e njohin gjuhën shqipe, gjegjësisht nuk pranojnë dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni shtetëror në gjuhën shqipe. Madje, bankat pranojnë dokument në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe e cila është gjuhë zyrtare e shtetit, kështu duke bërë diskriminim. Kështu reaguan dje nisma qytetare Më Mirë për Tetovën.

Nga kjo shoqatë kanë reaguar se pas regjistrimit në gjuhën shqipe si subjekt juridik, si Shoqata “Për Tetovën” janë drejtuar në shumë banka të vendit (Capital Bank, Halk Bank, Uni Bank, Komercijalna Banka, Stopanska Banka, Centralna Kooperativna Banka, NLB Tutunska, Silk Road Bank, TTK dhe Sparkasse Bank) për të hapur llogari bankare, ku për këtë kanë shfrytëzuar dokumentin zyrtar në gjuhën shqipe që e kanë pranuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë
Next post MASH: Janë paguar bursat për nxënësit dhe studentët shfrytëzues të ri