
Nikollovski: VMRO nuk pranon shantazhet e Ali Ahmetit
Pozicioni më i lartë titullar në shtet është presidenti i shtetit, në vendin tonë ju e dini që pushteti ekzekutiv është me qeverinë dhe kryeministrin, por presidenti është posti numër një në shtet dhe duhet të zgjidhet në zgjedhjet sepse janë kulmi i demokracisë, kështu bëjnë vendet më demokratike në botë. Çdo tentativë për suspendim të demokracisë është vetëm përpjekje për ta nxjerrë popullin jashtë procesit të vendimmarrjes”, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Nënkryetari Nikolloski vazhdoi dhe shtoi se ideja e promovuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është një ide që ata duan të sundojnë përgjithmonë.
“Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të cilët sot e promovuan këtë ide, do të donin të sundonin përgjithmonë në atë mënyrë që të ketë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit dhe kjo është një veprim jodemokratikë dhe është përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në Maqedoni”, thotë Nikolloski.
Nikolloski u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masive në qendrat e votimit dhe të votojnë sa më shumë.
“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në qendrat e votimit dhe të votojnë në numër sa më të madh në mënyrë që Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të mos bëjnë shantazhe në Maqedoni. VMRO-DPMNE nuk pranon shantazhe, nuk do ta shikojnë atë film dhe presidentja e re e Maqedonisë do të jetë Gordana Siljanovska Davkova”, shtoi Nikolloski.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating