“Zgjedhjet presidenciale”, fillon sot mbledhja e nënshkrimeve

Read Time:49 Second

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur propozues të kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja “ZNAM”, e cila do të dalë me liderin Maksim Dimitrievski. Paraprakisht LSDM-ja njoftoi se kandidati i tyre do të jetë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, VMRO-DPMNE-ja do të garoj me Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM-it, partisë që ai drejton, profesoresha Biljana Vankovska është kandidate e “Të Majtës”, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Skandali në Onkologji huton qytetarët – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet
Next post Në Shkup janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe