
Aktualisht qarkullojnë tri sëmundjet infektive
Aktualisht në hapësirën evropiane qarkullojnë tri sëmundje infektive. Derisa në vend më aktuale është çështja e kollës së madhe, vendet fqinje Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur epideminë e fruthit.
“Gjithmonë rastet janë të importuara, kjo është praktikë gjithkund. Tek ne nuk ka asnjë rast për momentin dhe nëse ndodh të kemi raste me fruth ai definitivisht do të importohet. Ky është parimi i përhapjes së sëmundjeve infektive. Në vitin 2022 ishin regjistruar rreth njëmijë raste me fruth në rajonin e Evropës, kanë bërë të ditur nga Qendra evropiane për kontrollin e sëmundjeve. Në vitin 2023 është rritur për 30 herë numri, përkatësisht janë regjistruar 30 mijë raste në Evropë. Ne kemi shpallur epideminë e pertusis. Aktualisht nuk kemi vetëm një sëmundje infektive me të cilën përballemi. Edhe difteria është sëmundja e tretë ngjitëse, e cila po i shqetëson autoritetet shëndetësore në Evropë. Ka masë praktike që mund ta zgjidhë, por fatkeqësisht nuk e shfrytëzojmë si duhet procesin e vaksinimit. T’i përkujtojmë qytetarët, t’i përkujtojmë prindërit se kjo që po ndodh në Evropë, nëse nuk dëshirojmë të na ndodhë edhe në Maqedoni, duhet t’i vaksinojmë fëmijët.”, – deklaroi Zllate Mehemedoviq nga KSI.
“Shtetet fqinje, Serbia dhe Shqipëria, tanimë kanë shpallur epidemi të morbileve, për shkak të përfshirjes së ulët si trend të gjendjes vaklsinale në tërë rajonin, por edhe në botë. Ka problem edhe te ne, përfshirja me vaksinën kundër fruthit është nën 95% dhe është çështje momenti se kur do të arrijë si rast i importuar edhe në vendin tonë. Këtu bëhet fjalë për virus e jo për infektim bakterial i pertusis do të përhapet shpejtë dhe është e mundur të përhapet epidemi.”, – theksoi mjekja, Sonja Raleva.
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating