
Osmani-Kuleba: Do të jemi cak i Rusisë po humbi Ukraina
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në margjinat e mbledhjes së 56-të plenare të seancës së 78-të të Asamblesë së Përgjithshme, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se takimi është mbajtur me qëllim të mbështetjes së Ukrainës në ditën e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ku Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën, sepse sipas tij, nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë ne jemi të radhës.
Osmani theksoi se sot Federata Ruse është kërcënimi më i madh për sigurinë e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Po humbi Ukraina, ne do të jemi caku i radhës i Federatës Ruse. Është e rëndësishme të kemi largpamësi strategjike në vendin tonë, në mënyrë që përfundimisht t’i themi “Jo” Rusisë dhe “Po” për proceset integruese europiane në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.
Ndërkaq, ministri Kuleba, duke theksuar faktin se Maqedonia e Veriut qëndroi fort pas Ukrainës gjatë dy viteve të agresionit, shprehu mirënjohje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për Osmanin për lidershipin dhe mbështetjen e tij.
“E ardhmja jonë është e përbashkët, ajo e ardhme është Bashkimi Europian, e ardhme për paqe dhe prosperitet”, tha Kuleba.
Të dy ministrat patën fjalimet e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dërguan mesazhe të qarta kundër agresionit rus kundër Ukrainës.
Të Tjera
Luan Veliu: Prilli i Demonstratave të vitit 1981! 44 vite, Përkujtim, Qëndresë-Ndërgjenerata, të pa luhatur…
Të rinjë e të moshuar, Amanet-bartës Trung i gërshetuar me rrënjë të thella… Flamur që nuk bie (rrëzohet) para vdekjes!...
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
Bazuar në zuvillimet e fundit në koalicionin VLEN dhe largimin e Arben Taravarit dhe ASH-së nga koalicioni, deputetja e VLEN-it,...
Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin që ishte në mjekim pas zjarrit në Koçan
Prokuroria Themelore Publike Koçan, duke vepruar sipas lëndës në lidhje me zjarrin në klubin e natës “Puls”, deri në Gjykatën...
Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB...
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje...
Nënkryetari i ASH-së, Kadriu: Kur të shpifin nga hija, ti vazhdo të qëndrosh me të vërtetën
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu përmes një postimi ka dëshmaur eehe një her mbështetjen e parezerve ndaj kryetarit...
Average Rating