
20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të RMV-së Boris Trajkovski
Sot shënohet 20 vjetori i vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovskit i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore në Rotimlje afër Mostarit të Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton Portalb.mk.
Në fatkeqësinë e 26 shkurtit të vitit 2004, së bashku me Trajkovskin jetën e humbën edhe tetë persona tjerë nga delegacioni i RMV-së të cilët udhëtonin për në një konferencë ndërkombëtare.
Në aksidentin ajror humbën jetën edhe këshilltarët e kabinetit të tij Dimka Ilkova-Boshkoviq, Risto Blazhevski dhe Anita Lozanovska, punonjësi i MPJ-së së Maqedonisë, Mile Kërstevski, anëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe Ace Velinovski si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.
Për këtë tragjedi pati dy hetime të ndryshme në lidhje me shkaqet, nëse tragjedia ishte fatkeqësi apo akt terrorist. Raportet theksojnë gabimet e pilotit si dhe mangësi tjera të sistemit.
Raporti i parë si shkak kryesor thekson gabimet procedurale gjatë aterrimit.
Ndërsa raporti i dytë thekson mangësi sistematike.
Kjo ditë zakonisht shënohet me vendosjen e luleve në vendin e fatkeqësisë në përkujtim të jetëve të humbura.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating