
Iu hoqën tre organe, vezorja, mitra dhe veshka, pas lindjes – Vazhdon gjykimi për lehonën nga Dibra
Në atmosferë të tensionuar vazhdoi gjykimi për lehonën nga Dibra, Jëlldëz Veaposka, së cilës në vitin 2020, pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, iu hoqën tre organe, vezorja, mitra dhe veshka, shkruan Alsat.
Ekspertiza e mbrojtjes bie ndesh me atë të mjekësisë ligjore dhe në të thuhet se Veaposkës ia kanë shpëtuar jetën dy mjekët pasi ajo ishte në rrezik për jetën.
I akuzuari i parë është gjinekologu Muhamed Asani i dyti i akuzuar është djali i tij Blerton Asani ndërsa e akuzuara e tretë është mjekja Liljana Jovanoska.
Ata akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve.
“Jam mirënjohëse për jetën time, të cilën e shpëtuan mjekët e klinikës në Shkup dhe doktori Skender Saidi, i cili ishte operatori i operacionit tim. Por këta mjekë nuk më shpëtuan jetën. Këta mjekë më shkatërruan jetën, më bënë invalid dhe më bënë grua që nuk mund të lindë më dhe të kem më shumë fëmijë”, tha Jëlldëz Veaposka- e dëmtuar.
“Vetë eksperti nuk ka dhënë përgjigje konkrete për pyetjet e mia të kryqëzuara, prandaj jam i bindur se ekziston vetëm një ekspertizë, ajo është mjekësia ligjore, e cila tregon se gjatë operacionit janë bërë lëshime”, u shpreh Sasho Janev- avokat i Jëlldëzit.
Mjeku Asani as sot nuk deshi të ndalet të flasë para kamerës.
“Doktor, a do të mund të dëgjojmë edhe qëndrimin tuaj? Do ta dëgjoni në fund”, i tha ai shkurt Alsatit.
Avokati i të akuzuarës së tretë, Jovanovska, konsideron se nuk ka dëshmi për fajësinë e saj.
“Mendoj se ata si ekspertë do të pajtohen më së miri dhe pastaj është opsioni për super-ekspertizë, por për momentin nuk po mendoj për këtë sepse mendoj se nuk shoh asnjë provë për fajin e të akuzuarës së tretë”, tha Aleksandar Novakovski – avokat i Liliana Jovanoskës.
Për shkak të mungesës së gjykatësve në Strugë, gjykimin tash e udhëheq gjykatës nga Shkupi./ Alsat.mk
Të Tjera
Çfarë janë vredistët pë Mickon?
Shkruan: Medai Shaholli Fushata parazgjedhore tashmë ka filluar dhe partiçkat tona po gënjejnë shqiptarët e “Severnës” se po i votuam...
Shuhet nëndega e Lëvizjes Besa në Shipkovicë, të pakënaqur me VLEN-in
Tensionet në rritje brenda Lëvizjes Besa kanë shpërthyer publikisht në nëndegën e saj në Shipkovicë, ku aktivistët lokalë kanë reaguar...
Tallet Nafie Selmani: Deputeti me “20 vota” s’e di kë mbështet: I yni, apo i pavarur?!
Aktivistja e njohur Nafie Selmani ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, i cili...
Aleanca për Shqiptarët: Pushteti po na fshin nga administrata – U punësuan 57 persona, asnjë nuk është shqiptar
Në një reagim të ashpër ndaj deklaratave të Albrim Hoxhës, zëvendës i zëvendësministrit të dorëhequr të Bujqësisë, ish-zëvendësministri dhe përfaqësuesi...
Bexheti: Albrim, pse nuk i mbrojte dhjetra shqiptarë që u larguan në Pyjet e Maqedonisë në Strugë, si zëvendësministër?
Në një reagim të ashpër ndaj deklaratave të Albrim Hoxhës, zëvendës i zëvendësministrit të dorëhequr të Bujqësisë, ish-zëvendësministri dhe përfaqësuesi...
Ortopedia në Tetovë në kolaps: Një vit pa operacione, mungojnë materialet
Në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Tetovës për një vit nuk kryhen operacione për shkak të mungesës së materialeve...
Average Rating