Mjekët kërkojnë rritje pagash ndërsa pacientët shërbime

Read Time:2 Minute, 34 Second

“Ndodh që për një kontroll të presim me orë të tëra, nga 6-7 orë rrimë nëpër shkallë e në të ftohtë. S’di, këtu është kaos, por nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të presim derisa të marrim shërbimin shëndetësor”, thotë Vesna Todorovska, një banore nga qyteti i Shtipit, që kishte ardhur për kontroll mjekësor në Klinikën e Shkupit.

Ajo është një nga pacientët e shumë, të cilët ankohen për pritje të gjata për kontrolle mjekësore dhe për këtë nuk i fajësojnë mjekët, por sistemin shëndetësor në vend për dështim në organizimin e punës, dështimin e sistemit “Termini im”, por edhe për mungesën e mjekëve.

“Ka radhë të gjata, ndodh që këtu të presin edhe nga 300 pacientë. Për punën e mjekëve nuk mund të ankohemi. Faji nuk është i mjekëve, ata po e bëjnë punën e tyre me ato kapacitete që kanë. Faji është atje lart”, thotë Amdija Sulovski, pacient nga Shkupi.

“Më vjen turp ta them, por ilaçin më duhet ta paguaj 4000 denarë (65 euro) ndërkohë që unë marr pension prej 10.000 denarësh (150 euro). Çfarë të bëjë me paratë që më mbeten, të blej ilaçet tjera apo të blej vetëm bukë dhe asgjë tjetër. Situata është bërë e padurueshme”, thotë një pensioniste.

E, derisa pacientët ankohen për vonesa në marrjen e shërbimeve mjekësore dhe për terapi të shtrenjta, Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë ka kërcënuar me protesta nëse institucionet nuk e plotësojnë kërkesën për rritje pagash, por edhe për punësime të reja.

Ata kërkojnë rritje lineare të pagave të punonjësve shëndetësorë dhe zgjidhjen e problemit të atyre që janë të angazhuar me kontrata të përkohshme.

Në Maqedoninë e Veriut në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar rreth 25.000 persona; mjekë, specialistë, infermierë, laborantë, shërbyes, shoferë, e personel tjetër.

Rroga e mjekëve sillet varësisht pozicionit dhe përgatitjes profesionale; 35.000 denarë (600 euro) marrin mjekët fillestarë, ndërsa mjekët specialistë 45.000 denarë apo 730 euro.

Infermierët dhe laborantët marrin pagë mujore prej rreth 400 euro, që është për 50 euro më e lartë se paga minimale në vend.

Paga nën minimale, që sillet në rreth 350 euro, marrin shoferët dhe personeli tjetër mjekësor.

Sindikata njoftoi se trupi koordinues do të vendosë se në çfarë forme do të shprehë revoltën ndaj situatës në shëndetësi.

“Mjaft më me gënjeshtra dhe manipulimin e punonjësve shëndetësorë, sepse ata kanë familje dhe duhet të jetojnë. Ne së shpejti do të vendosim për formën e protestës se a do të jetë protestë e mbyllur brenda institucioneve shëndetësore apo grevë e përgjithshme”, thotë Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e punëtorëve shëndetësorë.

Ndërkohë, mbetet e pazgjidhur çështja e punëtorëve shëndetësorë me kontrata të përkohshme.

Aktualisht, rreth 2000 persona punojnë në institucionet shëndetësore me kontrata të përkohshme dhe pa sigurime shëndetësore, ndërsa të ardhurat e tyre nuk e kalojnë pagën minimale prej 21.000 denarësh apo 350 eurosh.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka pranuar se gjendja me mungesën e kuadrit, është alarmante, por, sipas tij, në periudhën zgjedhore punësimet janë të ndaluara.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Iu hoqën tre organe, vezorja, mitra dhe veshka, pas lindjes – Vazhdon gjykimi për lehonën nga Dibra
Next post Një 56-vjeçar u vra në afërsi të Bllacës, mediat raportojnë se krimi ka qenë pjesë e përplasjes mes bandave kriminale