
Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua dy vjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Shkup dhe CIVIL.
“Sot u mblodhëm për të nderuar kujtimin e tyre dhe për ta siguruar Ukrainën se do të vazhdojmë me mbështetjen tonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e Ukrainasve dhe t’i japim mbështetjen e duhur për të mbrojtur dhe rindërtuar vendin. Maqedonia e Veriut e mbështet Ukrainën si në planin politik ashtu edhe në atë operativ dhe do të vazhdojë ta mbështesë deri sa të ketë nevojë. Në këtë drejtim, do të theksoja kontributin tone në suaza bilaterale, por edhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi Osmani.
Në fjalimin e tij, Osmani vendosi theksin edhe në zotimet e tij, si kryesues me OSBE-në për gjetjen e zgjidhjeve praktike për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në tejkalimin e sfidave të vështira.
“Ukraina ishte një nga prioritetet tona të kryesimit tonë me OSBE-në, ShBA-Kartën e Adriatikut (A5) dhe PBEJL, gjatë vitit që lam pas. Në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në, dy herë e kam vizituar vendin dhe jam angazhuar fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve praktike që do të ndihmonin Qeverinë, shoqërinë civile dhe popullin e Ukrainës në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen. Njëherit, ne fuqishëm ishim të përqendruar që të bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund kësaj lufte. Gjithashtu, derisa kryesoja me A5, nisma lëshoi deklarata të përbashkëta për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e fuqishëm të agresionit rus” tha Osmani duke shtuar se si vend anëtar i NATO-s, mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të forcuar më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën derisa vendi vazhdon të mbrojë pavarësinë, si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial.
Të Tjera
Rend i ri, kërcënimet e Trump e kanë shkundur Europën
Nga Preç Zogaj Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive,...
Rehabilitimi i Ukrainasve në RMV/ Shkupi shqyrton propozimin, Pendarovski – ideja e Zelenskit e pranueshme!
Agjencia e Lajmeve MIA ka pyetur Kabinetin e Presidentit nëse ka mbërritur kërkesa zyrtare për qendra rehabilitimi për ushtarët e...
Ariu sulmon një skiator danez në Kodrën e Diellit
Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një...
I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)
“Unë nuk kuptoj, ky shtet a është i EVN-së apo i qytetarëve”; “Edhe pse krejt pagesat i kam bërë, ashtu...
Vazhdon eksodi në Tetovë, këtë vit ka 1300 nxënës më pak në shkollat fillore dhe të mesme
Trendi i mbylljes së klasave në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë nuk po ndalet. Statistikat e këtij viti...
ASH krahu i Selës: Nënshkrimi i kuvendarëve është keqpërdorur në Kumanovë, nga njerëz të paautorizuar
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, përmes një kumtese thonë se konferenca për shtyp ku foli Azir Aliu,...
Average Rating