
Samiti investues për Ballkanin Perëndimor / Xhaferi: RMV-ja atraktive për investime!
Kryeministri, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit.
Në Samitin investues, Kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e huaj në vendet e rajonit”.
Kryeministri Xhaferi tha se ndryshimet e shumta, krizat, konfliktet me efekt të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ekonomitë globale, kanë ndikuar në çrregullimin e zinxhirëve të furnizimit global. Por, Maqedonia e Veriut, sipas tij, është një nga destinacionet e preferuar.
“Për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë. Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe porte pranë nesh, si Selaniku dhe Durrësi, kështu që në një kohë të shkurtër produkti i prodhuar këtu mund të arrijë në një vend tjetër, respektivisht deri te destinacioni i fundit”, tha Talat Xhaferi.
Kryeministri Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut paraprin në rajon me ligjet dhe aktet e zbatuara nënligjore që janë plotësisht në përputhje me Bashkësinë Evropiane Energjetike, që mundësojnë liberalizimin e tregut energjetik.
“Kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe jemi anëtare të NATO-s. Kjo ofron stabilitet. Kemi lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në (27 vende), EFTA (4 vende), CEFTA (7 vende), Tregti bilaterale të lirë me Turqinë, Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Talat Xhaferi.
Në këtë panel, krahas Xhaferit, morën pjesë Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, Kryeministrja e serbe, Ana Bërnabiq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave e Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe dhe mikpritësi i Samitit, kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso./tvklan.mk
Të Tjera
Anketa e fundit, deshifron pakënaqësinë ne VLEN, Taravari prinë bindshëm!
Anketa e fundit e Agjencisë Market Vision, porositur nga MKD.mk, tregon se lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari...
MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në...
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN kundërpërgjigjet
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese sot informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Menjëherë kanë reaguar nga VLEN,...
BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme
Bashkimi Demokratik për Integrim u është drejtuar publikisht partive shqiptare në qeveri dhe me thirrjen për zgjedhje të parakohshme. “Nëse...
Vrasja në Duqanxhik, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
LSDM-ja opozitare ka reaguar në lidhje me vrasjen e djeshme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. Sipas tyre,...
Tetovë, mbetjet inerte hidhen kudo
Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke...
Average Rating