Një 56-vjeçar u vra në afërsi të Bllacës, mediat raportojnë se krimi ka qenë pjesë e përplasjes mes bandave kriminale

Read Time:3 Minute, 39 Second

Një person pesëdhjetë e gjashtë vjeçar është gjetur i vrarë mbrëmë në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme në Bllacën e Epërme.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar rastin dhe sipas informacioneve fillestare, trupin e pajetë me plagë me armë zjarri e ka gjetur vëllai i të vrarit.

“Në ora 18:10 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme në të Epërme, N.T. u gjet nga vëllai i tij Z.T. (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Aktualisht, siç shtojnë ata, Ministria po merr masa për zbardhjen e rastit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se prokurori publik ka kryer ekspertizë në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë.

“Gjatë ekspertizës janë gjetur gjurmë të cilat do të jenë objekt ekspertimi. Për trupin e pajetë është lëshuar urdhër për obduksion, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave”, informoi Prokuroria.

Ata shtojnë se lidhur me një zjarr në një objekt hoteliere në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll për të parë nëse këto dy ngjarje kanë lidhje.

“Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video mbikëqyrjes. Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, informoi Prokuroria.

Për këto dy ngjarje reaguan nga partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), thonë se VMRO-DPMNE me ministrin e Brendshëm teknik, Pançe Toshkovskin nuk kanë kapacitet ta zbardhin rastin

“Ministri dhe kreu i SPB Shkupi, stafi i Mickoskit dhe DPMNE-së tregojnë paaftësinë e madhe në drejtimin e MPB-së. Më e rëndësishmja, siguria e qytetarëve është e kërcënuar prej saj. DPMNE dhe Toshkovski nuk kanë kapacitet për të zbardhur rastin”, thanë nga LSDM.

U përgjigjën nga VMRO-DPMNE, thonë se vrasja e djeshme është vazhdimësi e përballjes së përgjakshme klanet e drogës, vrasjet e tmerrshme që filluan në kohën kur ministër i Punëve të Brendshme ishte Oliver Spasovski.

“Një fuqi e tillë e këtyre klaneve vjen nga fakti se Spasovski, Zaev dhe Kovaçevski e vunë MPB-në në shërbim të kriminelëve dhe me ndihmën e klaneve të drogës BDI dhe LSDM fitoi vota në disa cikle zgjedhore të njëpasnjëshme”, thanë nga VRMO-DPMNE.

Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Ndërkohë, disa nga mediat, duke iu referuar informacioneve jozyrtare nga burimet e tyre, bënë të ditur se bëhet fjalë për një vrasje që ka qenë pjesë e konfrontimit të dy grupeve kriminale të Shkupit.

Sipas informacioneve të publikuara nga televizioni Telma, viktimë e vrasjes është babai i Gani Tushës, i cili u vra duke punuar në arë në fshatin Bllacë të Shkupit.

Sipas televizionit, Gani Tusha dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki, që ndodhi verën e kaluar në Halkidiki të Greqisë dhe për përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enis Iseinovit në “Shisha Bar” të Shkupit një vit. më parë.

Tusha ndodhet në paraburgim në Shkup pas vrasjeve, të cilat sipas informacioneve janë pjesë e përballjes së bandave të drogës në Shkup.

Sipas TV Telma, ai është anëtar i grupit Baron/Belanoca, i cili është në konflikt me grupin Ducandjik/Grëec në tregun e drogës në Shkup.

Biznesmeni maqedonas Orhan Bajrami-Oki dhe shoku i tij Sead Slezoviq ishin objektiv i një sulmi të armatosur në mëngjesin e hershëm të 15 korrikut të vitit të kaluar në një vilë në Halkidiki. Ata janë sulmuar brenda në pallat nga dy persona të maskuar të cilët kanë ardhur në vilë me motor. Ata iu afruan godinës, të cilën Oki e merrte me qira me miqtë dhe qëlluan të paktën 19 plumba. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami-Oki dhe i plagosur shoku i tij 45-vjeçar, gjithashtu shtetas i RMV-së.

Të shtënat në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ndodhën më 6 mars të vitit të kaluar kur sulmuesit të veshur me rroba të zeza si uniformë vranë Jeton Krivanjeva i njohur si Zhila dhe Enes Isenin. Pas sulmit, grupi i vrasësve është arratisur me një automjet Audi A6, i cili më pas është gjetur i djegur në Shuto Orizarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mjekët kërkojnë rritje pagash ndërsa pacientët shërbime
Next post Në fund të muajit ndërpritet masa për çmime të garantuara! Bekteshi: Do të ketë ndryshime ligjore