Osmani dhe Taravari mbledhin nënshkrimet e duhura/ Zyrtarisht do të garojnë për president të shtetit
Tani më është e sigurt se dy kandidatët shqiptarë ai i BDI-së Bujar Osmani dhe kandidati i bllokut opozitar VLEN, Arben Taravari hyjnë në garën për president. Ata kanë arritur të mbledhin 10 mijë nënshkrimet e nevojshme.
“BDI është e kënaqur dhe mirënjhoës për jehonën masive të qytetarëve në mbështetjen masive të kandidaturës së doktor Bujar Osmanit për president të vendit tonë. Nga dje zyrtarisht Bujar Osmani është kandidati i parë dhe I vetmi për zgjedhjet e 24 prillit”- deklaroi Arbër Ademi – BDI.
Osmani dhe Taravari mbledhin nënshkrimet e duhura/ Zyrtarisht do të garojnë për president të shtetit
Afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve është edhe lideri “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të KSHZ-së deri dje në mbrëmje për kandidatët tjerë janë mbledhur këto nënshkrime:
“Kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime. Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.”- deklaroi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve ka filluar më 23 shkurt, do të zgjasë çdo ditë pa ndërprerë nga ora 8 deri në 20, ndërsa në ditën e fundit më 8 mars do të punojnë deri në orën 24. Mbledhja e nënshkrimeve zhvillohet në të gjitha zyrat e KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.
Të Tjera
Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij,...
Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili
Shqetësim! Institucionet që udhëhiqeshin nga kuadro shqiptare në Kërçovë ,tashmë janë zëvendësuar me kuadro maqedonase. Ku një ndër ta është...
Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru
Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë...
WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t'i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në...
Kina pezullon konsultimet për kontrollin e armëve me ShBA-në
Për shkak të shitjeve të armëve amerikane në Tajvan, Kina deklaroi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë konsultimet me...
Miliona njerëz përballen me temperatura ekstreme në SHBA
Miliona amerikanë po përgatiten për temperatura të rrezikshme, pasi një valë nxehtësie ka mbuluar pjesën e mesme dhe lindore të...
Average Rating