
Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482 divorce, para dhjetë viteve tri herë më pak!
Në rajonin e Tetovës, në vitin 2023, ka patur më pak divorce në krahasim me vitin 2022, por shumë më tepër krahasuar me vitin 2013.
Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore të Tetovës, në vitin 2022 ka pasur 507 divorce, derisa në vitin 2023 shënohet ulje me 482 divorce.
Por, sic njofton KlanM, krahasuar me statistikën para dhjetë vjetësh, respektivisht më 2013, divorcet në rajonin e Tetovës shënojnë rritje enorme.
Sipas bazës së të dhënave MakStat pranë Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2013 ka pasur vetëm 173 divorce.
Gjatë vitit 2023, siç përcjell KlanM të dhënat e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë, ka pasur 5 raste ku procedurat e divorcit janë tejkaluar me pajtim të çifteve.
Procedurat në këtë institucion zhvillohen për shkak të nevojës për pajtimin e çifteve në martesat ku ka fëmijë të mitur.
“Nga 95 procedura divorci, procedura është ndërprerë në 5 raste duke marrë parasysh se çiftet bashkëshortore janë pajtuar mes tyre, derisa në 23 raste ka pasur divorce me marrëveshje” – kanë njoftuar nga Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Tetovë.
Gjykata Themelore e Tetovës, për vitin 2022 ka paraqitur 521 padi për divorce, prej të cilëve 507 janë zgjidhur me divorce, kurse për vitin 2023 janë 573 padi kurse janë zgjidhur 482 divorce.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating