
Bytyqi paralajmëron sanksione për të gjithë ata që do t’i rrisin çmimet
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se çdo rritje e palogjikshme e çmimeve të produkteve ushqimore nga 1 marsi, do të sanksionohet. Ai tha se ngrirja e çmimeve nuk është një nga masat që i përgjigjet ekonomisë së tregut. Bytyqi theksoi se duhet t’i rikthehemi rrjedhës normale të jetës dhe se i takon biznesmenëve të sillen ashtu siç duhet.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Nëse ligji për praktikat e padrejta tregtare nuk miratohet, ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat. Çdo rritje e palogjikshme e çmimit, e cila do të jetë jashtë logjikës së tregut, do të sanksionohet, e dimë se çfarë do të thotë nga e kaluara”.
Bytyçi tha se më në fund është nxjerrë mësimi, që në vend përveç se të bësh biznes dhe të krijosh fitim, duhet të kesh moral dhe etikë në kompani. Ai pret që inspetorati i tregut nga e premtja të jetë në terren dhe të reagojë në mënyrë të duhur ndaj, siç thotë ai, çdo rritje të çmimeve.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi të marten njoftoi se masa e çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore nga 1 marsi më nuk do të vazhdojë.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating