
Kryeministri Talat Xhaferi për Report Tv: Përgëzime Shqipërisë për arritjet në diplomacinë ndërkombëtare! Vijojmë punën për anëtarësimin në BE
Talat Xhaferi, kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për Report Tv përgëzoi Shqipërinë për politikën e jashtme dhe organizmin e samitit për Ukrainën në Tiranë.
‘Nuk është për herë të parë është një samit i një niveli të tillë. Shqipëria është për tu përgëzuar që në kontekstin ndërkombëtar po arrin diplomacinë ndërkombëtare dhe e ka sjellë në Tiranë, është për ta përshëndetur.’- tha Xhaferi.
Teksa ishte i pranishëm në samit, Xhaferi u ndal edhe tek zhvillimet që priten të ndodhin e tha se do të vijohet puna për anëtarësimin në BE.
‘Ky samit është vazhdimësi i samitit paraprak në Shkup. Është vazhdimësi e punës që ne duhet të kryejmë në relacion të përfarimit të vlerave dhe parakushteve për anëtarësimin në BE-së. Është paraparë takimi me Zelenskyn me të cilin do të firmoset deklarata e bashkëpunimit mes dy vendeve, një prej punëve është nënshkrimi i përbashkët i deklaratës.’ – tha Xhaferi.
I pyetur në lidhje me zhvillimet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi tha se qeveria ka obligim shtesë përgatitjen e zgjedhjeve.
‘Për faktin që jemi në vitin zgjedhor në prill-maj, detyrë shtesë është që qeveria të përgatisë parakushtet se zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, njeh qeverinë me të gjitha kompetencat që ka plus obligim shtesë i kësaj qeverie është përgatitja e zgjedhjeve. Në bazë të kompetencave në çdo moment mund të kontrollojë dhe të mbikëqyrë punët në qeveri. Mund të bëj të qartë se puna e ministrave është menaxhimi në institucionin përkatës.’- u shpreh Xhaferi.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating