
Dokumentet personale, MPB: Nga sot caktimi i termineve në mënyrë elektronike
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përmes një komunikate për opinionin njofton se nga sot qytetarët mund të caktojnë termin për nxjerrjen e dokumenteve personale në mënyrë elektronike.
“Njoftojmë opinionin se kemi edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/ e cila ka për qëllim të kontribuojë në një termin sa më të shpejtë për fotografim për dokumente personale. Konkretisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo një kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin amë, numrin e telefonit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin.
Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit për të caktuar termin konkret”, thonë nga MPB.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating