
RMV: Vranë14 vjeçarin, MPB ndalon një të mitur dhe një 21 vjeçar
Një djalë 14 vjeçar mbrëmë rreth orës 19:30 është gjetur pa shenja jete me plagë të shumta thike dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë ekspertizë. Është urdhëruar autopsia në trupin e 14-vjeçarit.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se në orën 04:00 të mëngjesit në fshatin Senokos, komuna e Dollnenit, policët nga SPB e Prilepit kanë privuar një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati. Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.
Punonjësit policorë nga SPB Prilep së bashku me prokurorin publik kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi.
Me të miturin është zhvilluar një intervistë zyrtare, në të cilën ai ka pranuar veprën penale dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij është bërë kallëzim penal nga neni 123 i Kodit Penal.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating