
“Ujqit” e Armatës së RMV-së shënuan 30 vjetorin
Batalioni i Forcave Speciale pranë Armatës sot në kazermën “Ilinden” shënoi 30 vjetorin e formimit. Batalioni e shënon 1 marsin, si datë përkujtimi, sepse këtë ditë të vitit 1994 është formuar njësia e parë speciale në Armatë, e njohur si “Ujqit”, e cila njëherit është edhe njësia e parë profesionale.
Komandanti i parë i Batalionit, gjeneral nënkoloneli i penionuar, Mirosllav Stojanovski, të cilit iu dorëzua plaketë për kontributin e tij në formimin e Batalionit, u bëri thirrje pjesëtarëve të kësaj njësie t’i ruajnë dhe kultivojnë vlerat e armatës – lojalitetin, respektin, shërbimin e pamohueshsëm, nderin, integritetin dhe guximin.
Stojanovski përkujtoi se ideja për formimin e kësaj njësie të Armatës rrjedh nga tetori i vitit 1993 kur në takim joformal të kreut të atëhershëm ushtarak, kryesisë së shërbimit ushtarak të sigurisë për herë të parë biseduan seriozisht për propozimin e përgatitur paraprakisht që i referohej nevojës për t’u formuar njësia profesionale për dedikime speciale.
Sipas shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, qëllimet dhe pritjet për formimin e këtij Batalioni janë realizuar tërësisht.
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj vlerësoi se në 30 vitet e shkuara Batalioni për forcat speciale është transformuar dhe adaptuar ndaj sfidave bashkëkohore dhe se është njësia e parë e armatës, e cila pas anëtarësimit në NATO, me sukses ka kryer procesin e vlerësimit të gatishmërisë luftarake dhe i ka përmbushur standardet e NATO-s.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating