
MPB: Shkatërrohet grupi kriminal – arrestohen 10 persona
MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së sotme, gjatë një aksioni të koordinuar ka shkatërur një rrjet kriminal i involvuar në organizimin, furnizimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë arrestuar dhjetë persona.
Departamentet dhe njësitë kompetente policore pranë Byrosë për Siguri Publike kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor në disa lokacione në vend, për të shkatëruar një grup të implikuar në tregtinë e jashtëligjshme me mjete narkotike, marijuanë.
Policia thotë se aksioni ka nis që nga Tetori 2023, kurse gjatë së shtunës janë arrestuar 10 persona. 4 në Gjevgjeli, tre në Strumicë, dy në Strugë dhe një në Demir Kapi.
“Janë kryer bastisje në katër lokalitete në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar prova materiale, respektivisht para dhe sasi e madhe e drogës narkotike që ka origjinën nga një subjekt juridik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë për kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekuese për qëllime mjekësore” – thonë nga MPB-ja.
Sipas MPB-së, të privuarit nga liria do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake, droga e gjetur do të dërgohet për ekspertizë, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohet kallëzim penal.
Të Tjera
Kishin marihuanë në veturën e tyre: Dy persona nga Tetova arrestohen nga policia
MPB njoton se me datë 19.05.2025 në ora 16.10 në rrugën lokale Pirok-Tetovë, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan kanë kryer kontroll...
Qoku: Zyrtarisht grupi parlamentar i VLEN-it numëron 9 deputetë, në ditët në vijim do na shtohet i dhjeti
VLEN prezantoi organizimin e ri brenda grupit parlamentar të cilin zyrtarisht e përbëjnë nëntë deputetë kurse i dhjeti do tu...
Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë
Një i ri nëntëmbëdhjetë vjeçar u gjet i vdekur dje në hyrje të Strumicës. Lajmin tragjik e konfirmoi Prokuroria Publike...
“Afrim Gashi prezenton koordinatorin e ri Bekim Qokun si forcë në VLEN”
“Me grupin parlamentar VLEN, prezantuam koordinatorin e ri, deputetin Bekim Qoku. Ky është një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe...
“Dashnorët” e rinj të Arben Fetahut!
Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin Shkruan:...
Blerant Ramadani nga krahu i ASH-së së Taravarit jep dorëheqje si koordinator nacional për implementimin e teknologjive të reja
Koordinatori nacional për implementimin e teknologjive të reja, Blerant Ramadani, kuadër nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot...
Average Rating