
“Koha të thyejmë tabunë e monopoleve etnike në shtet”/Osmani: Kemi program dhe strategji
Nën ethet e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, kandidati shqiptar që garon nën siglën e BDI-së, tregon për Top Channel ambicien e tij për t’u ulur në karrigen e kryetarit të shtetit.
“Është koha që shqiptarët të kenë Presidentin e parë shqiptar dhe të thyejmë tabutë e fundit të monopoleve etnike në shtet. Nëse dhe këtë radhë përsëri do të votohet vetëm mbi baza etnike atëherë vërtetë nuk ka arsye pse shqiptarët të marrin pjesë në proceset zgjedhore për të bërë alibinë e zgjedhjeve të cilat janë përjashtuese“, tha Osmani.
“Në fakt ka kohë, vite të tëra që ne themi që procesi i zgjedhjes se Presidentit, është i njëanshëm, është monoetnik, është përjashtues dhe shqiptarët nuk janë vendimtar. Unë mendoj se ka një shanc serioz, që me këtë kandidaturë të jepet mundësia që të zgjidhet Presidenti i parë shqiptar në zgjedhje të drejtpërdrejta, nëse jo, atëherë e vetmja mundësi është të bëjmë ndryshime Kushtetuese dhe Presidenti të zgjidhet në Parlament”.
E për ta realizuar këtë objektiv, Osmani thotë se ndryshimi i formulës së zgjedhjes së kreut te shtetit është edhe një nga kushtet e BDI-së për aleancat paszgjedhore, qoftë edhe me LSDM, forcë politike e cila kërkon t’i japë një mandat tjetër Presidentit në detyrë Stevo Pendarovski.
“E ardhmja e koalicionit do varet prej rezultateve zgjedhore. BDI ka parashtruar vijat e saj te kuqe, janë tre marrëveshjet shtyllë te Maqedonisë së Veriut, e Ohrit, e Prespës dhe fqinjësisë mirë dhe sigurisht zgjedhja e Presidentit ne Parlament”.
Paralelisht me garën presidenciale, Maqedonia e Veriut po bëhet gati për betejën parlamentare, që i hap rrugë formimit të qeverisë së re, ndërsa deri ditën e zgjedhjeve, ekzekutivi i përkohshëm do të drejtohet nga shqiptari Talat Xhaferri.
Të Tjera
Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim
LIGJ PËR TALLJE ME SHQIPTARËT JO LIGJ PËR PËRFAQËSIM! Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po tentohet...
ASH: Draft-ligji i kontestuar: VLEN manipulon!
Në rrethana kur versionet e draft-ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat po shpërndahen në media pa ndonjë proces transparent...
Sadulla Bajrami letër VLEN-it: A keni fare turp, kujt i shërbeni?
A keni fare turp? Kujt i shërbeni dhe kë përfaqësoni në të vërtetë? Ne që po përjetojmë padrejtësi të pandërprera...
Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore
Nga Blerant Ramadani Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush...
Masakra e Monopollit/ Marin Mema nga Tetova tregon fakte tronditëse (VIDEO)
Gazetari shqiptar, Marin Mema rikthehet edhe një herë historisë së MONOPOLLIT të Tetovës. Ka ndodhur në Tetovë në hyrje të...
Faton Ahmeti: Ligji i ri është ligj i turpit dhe dorëzon fatet tona në në duart e vullnetit arbitrar të pushtetarëve!
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reagur ndaj ligjit të rij për përfaqësim tëdrejtë duke...
Average Rating