Kryediplomati Osmani i replikon ministrit serb, ja reagimi i tij
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka replikuar ministrit serb, Ivica Daçiq derisa po debatonin në Forumin Diplomatik të Antalisë, respektivisht në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.
“Të replikoj, shkurt. Nuk e di pse ministri Daçiq mendon se duhet t’i përgjigjet pretendimeve të mia se Rusia ka ambicie imperialiste dhe Ukraina është vetëm fillimi. Është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë, por edhe për të ruajtur qartësinë tonë strategjike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut si një vend multietnik, tash kur i kemi zgjedhjet. Pra, të dyja këto dy momente janë thelbësore për ruajtjen e qartësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor: duke mbështetur Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë. Sepse, siç thashë, (Ukraina) është vetëm stacioni i parë dhe Ballkani Perëndimor do të jetë stacioni i radhës. Pastaj, për integritetin territorial, nuk është imja të komentoj, por mendoj se është e rëndësishme të shikohen vendimet përkatëse të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për integritetin territorial”, ka deklaruar ministri Osmani.
Të Tjera
FNA: Udhëheqësi i përjetshëm i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, shpërblehet me postin e pro-Rektorit për shkencë
Tetovë, 28 Nëntor 2024 – Vullnet Ameti, i cili ka thyer rekord me dhjetëra shkelje ligjore dhe statutare, të denoncuara...
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend
BDI: Faktori ndërkombëtar të reagojë ndaj frymës së urrejtjes dhe ndasive etnike në vend Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë...
Dorëheqja e Damevës, BDI: Skandali në Këshillin Gjyqësor, pasqyrim i shtetit të kapur!
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe...
BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie nuk kanë fund. Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një...
Çellopek/ Fëmijët u veshën me uniforma të UÇK-së për 28 nëntor – Sot mësimi nis me prezencë të Policisë!
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës, sot nisi me prezencë të policisë dhe...
Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar...
Average Rating