
Ç’do të ndodhë me 100 mijë qytetarët me të drejtë vote, por pa dokumente të vlefshme?
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski do të propozojë në seancën e qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje për mbi 100 mijë qytetarë me të drejtë vote, por pa dokumente të vlefshme identifikimi, që të mos u mohohet e drejta e votës në ditën e zgjedhjeve, shkruan Alsat.
Toshkovski thotë se bëhet fjalë për rreth 100 mijë qytetarë që janë mbi 18 vjeç, që janë rezidentë dhe kanë të drejtë vote, por që nuk kanë letërnjoftime dhe kanë pasaporta me afat por me emrin e vjetër të shtetit.
“Përgjigja shpresoj se do të jetë në drejtim të ndryshimit të ligjit sepse nëse nuk ndryshohet dispozita ligjore që e rregullon mënyrën e identifikimit dhe mënyrën e votimit do të kemi problem shumë të madh sepse përveç që shkelim të drejtën themelore të njeriut për lëvizje të lirë, tani do ta shkelim edhe të drejtën e votës”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Zgjidhja sipas Toshkovskit, mund të jetë që qytetarët të mund të votojnë me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.
Një propozim të ngjashëm ka bërë edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri te Kuvendi. Sipas kreut të këtij institucioni, për momentin, votimi mund të bëhet vetëm me dokument të vlefshëm identifikimi, ku nuk hynë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.
“Në Kodin zgjedhor të ketë një dispozitë kaluese, vetëm për këto zgjedhje të vlejnë edhe dokumentet e vjetra por që kanë afat që të mundet të respektohet për të gjithë e drejta “një qytetar, një votë”. A do të miratohet kjo ose jo, varet nga Kuvendi”, u shpreh Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
Për shkeljen e të drejtës së qytetarëve për të votuar ka reaguar edhe Avokati i Popullit Naser Ziberi.
Ai apeloi që institucionet t’i detektojnë se cilët janë këto 100 mijë qytetarë dhe t’u japin prioritet në marrjen e dokumenteve të reja, deri në zgjedhje. / Alsat.mk
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating