
Dita e Komunës shënohet me mbeturina e deponi në Tetovë (VIDEO)
Përderisa sot shënohet dita e Komunës së Tetovës, për më tepër se një javë qyteti është i ngulfatur në mbeturina dhe deponi të shkapërderdhura gjithandej. As autoritetet komunale dhe as kompania sllovene “Saubermacher” e cila merret me menaxhimin e mbeturinave nuk po gjejnë zgjidhje për këtë problem. Qytetarëve kjo gjendje u ka ardhur në maje të hundës, shkruan Portalb.mk.
Në qytet ka me dhjetëra deponi të krijuara në mes të rrugëve dhe trotuare, të cilat mbajnë erë të keqe dhe që shkaktojnë revoltë për çdo ditë te qytetarët. Portalb.mk anketoi disa qytetarë që shprehën revoltën e tyre.
“Katastrofë është, çdo ditë njësoj. Nuk e di çfarë të them më, jemi lodhur. Nuk ka zgjidhje”, tha një qytetar.
“Thonë se e kanë sjellë atë kompaninë nga jashtë, ku është, gjendja këtu është qamet”, tha një qytetar tjetër.
“Mendoj se duhet patjetër Komuna ta rishqyrtojë marrëveshjen me kompaninë, sepse në tentativë për tu bërë ma mirë është bërë më keq, po na humbet durimi”, tha një qytetar tjetër.
“Në një vend që synon të bëhet anëtare e BE-së pamjet e tilla janë dëshpëruese dhe të pabesueshme. Nuk ka arsyetim për këtë gjendje të cilën është lënë qyteti. Ata që paguhen për këtë punë duhet të punojnë pa arsyetim ndërkaq nevojitet dhe të ngritet vetëdija e qytetarëve për ruajtjen e ambientit”, tha një qytetare.
Nisma qytetare “Më Mirë për Tetovën” për Portalb.mk theksuan se vetëm muajt e parë kur ndryshohet udhëheqësia shihet përmirësim i gjendjes në terren, ndërsa pastaj vazhdohet me avazin e vjetër.
“Javët e fundit shihet kaos total me mbeturina në qytet dhe qytetarët nuk e kuptojnë pse gjendja është përkeqësuar kur komuna me pompozitet duke rreshtuar kamionët në qendër premtoi qytet më të pastër se kurdoherë”, thanë nga Më Mirë për Tetovën.
Qytetarët revoltën e tyre shpesh e shprehin edhe në rrjetet e tyre sociale duke shpërndarë fotografi nga lagjet e tyre.

“Ka shumë procedura administrative nga fillimi me punë, regjistrimi i kamionëve që u sollën deri te hapja e llogarisë, të cilat te ne edhe këto mbeten problematikë. Partnerit privat i duhen disa ditë mundet edhe një muaj vetëm për të hapur llogari në bankë. Për fat të keq janë disa punë procedurale dhe administrative të cilat e zgjasin të gjithë procedurën. I garantoj të gjithë tetovarët se jemi nga fundi”, tha Kasami.
Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, ndërsa kjo me pompozitet u promovua disa herë se do të zgjidh problemin me mbeturinat në Tetovë, por në terren problemi deri më tani mbetet i pazgjidhur.
Portalb.mk ka siguruar edhe kontratën e partneritetit publiko-provat midis Komunës së Tetovës dhe kompanisë “Saubermaher”.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating