
Mbi 200 lëndë gjyqësore do të vjetërsohen / Maqedonia mes vendeve që e luftojnë dobët korrupsionin
Maqedonia ende është mes vendeve që dobët e luftojnë korrupsionin. Rezultatet nuk i prekin autoritetet, ndërsa nuk zbatohen as rekomandimet. Këtë e tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International në intervistë për REL.
“Realisht, kishim progres për 9 pozicione, kishim 42 pikë. Por sipas kritereve të TI, nën 50 pika konsiderohet luftë e dobët kundër korrupsionit. Ne ende jemi mes vendeve që sipas TI dobët luftojnë korrupsionin. Kishte shumë rekomandime brenda vetë raportit i cili ishte shumë i gjerë, por asgjë prej këtyre rekomandimeve, madje edhe këto rezultate tani për tani nuk kanë efekt ndaj politikës që lufta kundër korrupsionit të ashpërsohet.”
Sipas Pandovskit, gjyqësori dhe prokuroria publike janë institucionet që duhet të jenë prijës në luftën kundër korrupsionit.
“Mosveprimi për lëndët për korrupsion, mosmarrja e aktvendimeve, mospasja e aktvendimeve të plotfuqishme, është tregues se në këtë shoqëri, segmenti final, pra gjyqësori që duhet të luftojë kundër korrupsionit dhe të sjellë aktvendim të plotfuqishëm, dhe në fund, mosveprimi i këtyre organeve, është shkaku për uljen e besimit të qytetarëve tek organet gjyqësore.”
Sinjal i keq për opinionin, sipas Pandovski, janë ndryshimet e Kodit Penal me çka u ndryshua pjesa për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
“Sipas vlerësimeve të TI, kjo do të shkaktojë vjetërsim të mbi 200 rasteve që lidhen me korrupsionin. Kjo është një pasqyrë shumë e keqe para opinionit, sepse Kodi Penal dhe Ligji për procedurë penale paraqesin bazë për uljen e ndëshkimit, ndërsa këtë e bën politika e lartë, pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës që i votoi këto ndryshime, mund të paramendoni se çfarë sinjali është ky për opinionin, se vetë politikanët votojnë ligj i cili ua ul përgjegjësinë e tyre duke shkaktuar vjetërsim të lëndës.”
Të Tjera
VLEN nën akuzat e ASH: Po mbroni kazinot në vend që t’i mbyllni
Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për heshtje...
Nis hetimi për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres!
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mkse ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e...
Pas akuzave të kryetares së Shkupit, Toshkovski paralajmëroi rënimin e objekteve pa leje në Çair dhe Saraj
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë kanë filluar aksion dhe janë duke mbledhur dëshmi për ndërtimet pa leje...
Taravari: Shqiptarët janë në ditët e tyre më të errëta – VLEN harroi pse erdhi në pushtet
Shqiptarët aktualisht janë në ditët e tyre më të errëta në Maqedoninë e Veriut, ndërsa VLEN ka harruar se në...
Selimi: Tetova nuk do të votojë më për asfalt e fasada, Kasami peng i Mickoskit
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes politike të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe...
BDI për Ligjin për kazinotë: VLEN premtoi mbyllje totale, solli prani totale
BDI ka reaguar në lidhje me ligjin e ri për lojërat e fatit, i cili dje kaloi në Qeveri. Nga...
Average Rating