
270 fëmijë janë në listën e pritjes në çerdhet e Tetovës
“Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në çerdhe, ndërsa numri i fëmijëve në territorin e Republikës së Maqedonisë është mbi 5000.”
Kështu deklaroi sot ministri teknik për Punë dhe Politikë Sociale, Gjoko Velkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Rinia” në Tetovë. Ai tha se në periudhën në vijim do të duhet të punohet për këtë çështje që të kujdesen të gjithë fëmijët.
“Duhet ta tejkalojmë këtë problem me ato objekte që janë duke u përgatitur në Komunën e Tetovës, që të mos ketë më fëmijë në listat e pritjes dhe të kujdesen në çerdhe”, thotë ministri Velkovski.
Krahas sigurimit të kushteve të reja hapësinore dhe rritjes së kapaciteteve në kopshte, ai tha se një problem kyç që duhet zgjidhur urgjentisht është pajisja me licenca për personat që presin prej vitesh t’i marrin ato.
Ministri teknik Gjoko Velkovski tha se tashmë janë duke punuar në përgatitjen e një analize të plotë për komunat në territorin e shtetit për të parë sfidat me të cilat ballafaqohen çerdhet.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating