
Bytyçi të shtunën do të kontrollojë çmimet e produkteve nëpër disa markete
Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot njoftoi se do të paraqesë parashtresë të re deri tek Komisioni për Mbrojtje nga Konkurrenca nëse konstatohet se ka shoqërime karteli në mesin e tregtarëve, pas heqjes së masës për çmime të garantuara të produkteve ushqimore.
Bytyçi u ka bërë thirrje mediave që të shtunën, sëbashku të vizitojnë disa markete të ndryshme, me qëllim që të shohin nëse ka rritje të çmimeve tek produktet ushqimore.
“Ju bëj thirrje që të shtunën të më shoqëroni, të shkojmë në gjashtë markete të ndryshme, me brende të ndryshme, që t’i shohim çmimet e disa produkteve dhe nëse ka me të vërtetë rritje, të hënën do të shkojmë në Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca për të ngritur parashtresë”, tha Bytyçi.
Nga raportet e Inspektoratit tregtar, siç tha, deri tani nuk ka indikacione se ka rritje të dakorduar të çmimeve.
“Dua të shoh nëse ka indikacione për rritje të dakorduar të çmimeve. Nëse ka rritje vetëm në një market të caktuar, kjo mund të jetë për X arsye, respektivisht mund të jetë vendi i furnizuesve ose nga e marrin, të kenë çmime më të larta, por nëse kjo ju ndodh të gjithëve në të njejtën kohë për të njejtin produkt, atëherë mund të ketë indikacione për një rritje të dakorduar të çmimit. Të dhëna të tilla deri tani nga raportet që lexojmë nga ISHK, nuk kemi”, theksoi Bytyçi.
Nga 1 marsi është hequr masa për çmime të garantuara për disa produkte ushqimore, si buka, qumështi, kosi, makaronat, disa produkte të mishit, si dhe për pijet joalkoolike dhe birrat, pasi me Ligjin për praktika të padrejta tregtare pritet të mos ketë më shoqërime karteli dhe rritje enorme të çmimeve të produkteve. Ligji është ende në procedurë parlamentare dhe sot duhet të kalojë në Komisionin ligjvënës-juridik, pas çka duhet të kalojë në seancë plenare.
Të Tjera
Duke pritur Bashkimin Europian, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri – nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet...
Nëse keni dhimbje koke gjatë agjërimit, përdorni këtë truk në syfyr dhe iftar për të shmangur këto vështirësi
Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe afrim shpirtëror për të gjithë ata që agjërojnë....
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur qw tw ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,08%....
Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës...
Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”
Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që të heq dorë, sipas...
Kaosi në trafikun e Tetovës
Pavarësisht veprimeve “sy e faqe” të institucioneve, në Tetovë nuk ka zgjidhje konkrete afatgjate për kaosin në trafik, shkruan Portalb.mk....
Average Rating