
Demiri: Inspektorati Shëndetësor të bëjë kontrolle për vaksinimin kundër kollës së keqe
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Ministri i Shëndetësisë, Dr. Ilir Demiri, pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së keqe (pertusis).
Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së keqe.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e keqe është vaksinimi, ndaj duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinimi kundër kollës së keqe në Republikën e Maqedonisë së Veriut kryhet me vaksina të kombinuara: Hexaxim (DTaP-IPV-Hib-HepB), Pentaxim (DTaP-IPV-Hib) dhe Tetraxim (DTaP-IPV).
Sipas Kalendarit të Imunizimit, doza e parë e vaksinës u jepet fëmijëve në moshën dy muajshe, doza e dytë në moshën 4 muajshe dhe doza e tretë në moshën 6 muajshe.
Rivaksinimi i parë kryhet një vit pas përfundimit të vaksinimit parësor, në moshën 18 muajshe. Rivaksinimi i dytë bëhet në klasën e dytë, pra në moshën 7 vjeçare.
Vaksina kundër kollës së keqe në moshën e rekomanduar për foshnjat ul rrezikun e një forme serioze të sëmundjes.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating