
Këshilli Gjyqësor i pakënaqur me vendimin për mos rritjen e pagave të gjyqtarëve
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rishikimin e ligjit për kufizimin e rritjes së pagave të tyre.
Ata kanë paraqitur një iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me të cilën kundërshtojnë dispozitat e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Këshilli vlerëson se zbatimi i ligjit që kufizon rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe anëtarëve të gjyqësorit është një goditje për pavarësinë e gjyqësorit.
“Nisur nga pozita e tij kushtetuese dhe kompetencat ligjore, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ i pavarur i gjyqësorit dhe si organ që është i obliguar të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e autoritetit gjyqësor, ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila konteston dispozitat e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor.
Nisma për rishikimin e ligjeve për pagat e gjyqtarëve, shkon në Gjykatën Kushtetuese më pak se një vit pasi gjykata anuloi dispozitën që kufizonte rritjen, kështu që pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve u rritën me 78 për qind marsin e kaluar.
Të Tjera
45-vjeçari nga Tetova e rreh policin, arrestohet
Me datë 24.03.2025 në ora 00:45 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria...
Komuna e Tetovës: Vazhdojmë angazhimin për një qytet të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës në Komunën e Tetovës, Kryetari i Komunës...
BDI e LSDM shohin hetim selektiv lidhur me tragjedinë në Koçan
Sapo përfunduan shtatë ditët e zisë nga tragjedia në Koçan, partitë politike në opozitë filluan të shprehin pakënaqësitë e tyre...
Maqedonia e Veriut, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor
Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin...
Tragjedia në Koçan/ 18:59 sonte nis protesta në Shkup – Kryeministri e përkrah
Për në orët e pasdites është paralajmëruar protestë e re, pas tragjedisë në Koçan. Nisma “Kush është i radhës” në...
Average Rating