Pasi publikoi video se mbeti pa dy gishta dhe pa punë, tetovarin e punësojnë roje

Read Time:40 Second

Kurtish Imeri, i punësuar në Ndërmarrjen Publike komunale “Tetova”, pardje u largua nga puna, por pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, u thirr përsëri nga NPK-ja për të punuar si roje në parkun e kësaj ndërmarrjeje.

https://www.facebook.com/reel/324591477292583

Ne gjatë ditës së sotme u munduam të kontaktojmë me zyrën për informim pranë komunës së Tetovës,  dhe drejtorin e NPK-së Daut Memishin, por as komuna e as nga NPK-ja nuk dhanë asnjë sqarim me këtë rast.

I punësuari Kurtish Imeri në një bisedë telefonike e pranoi se ai pas publikimit të videos është thirrur  përsëri në NPK, si roje. Para kamerës nuk deshi të flasë. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku ai shihet bashke me drejtorët e ndërmarrjes Samet Bislimi edhe Daut Memishi, shkruan TV21.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Këshilli Gjyqësor i pakënaqur me vendimin për mos rritjen e pagave të gjyqtarëve
Next post RMV: “Doganierëve t’u bëhet test poligrafi”, Pivovarov paralajmëron luftë kundër korrupsionit në pikat kufitare